10.04.2011
Qytetarёt e Kёrçovёs nё mёnyrё dinjitoze pritёn kryetarin e Rilindjes Demokratike Kombёtare Rufi Osmani me bashkëpunëtorët e tij nё njё tubim promovues ku u shpalos programi partiak.
Nё kё tё takim, kryetari i RDK-sё Prof dr. Rufi Osmani foli pёr shtyllat kryesore tё programit tё partisё duke komentuar edhe ndodhitë aktuale politike në vend, në vigjilje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
“Frymёzimi ynё pёr tё emёrtuar partinё tonё si Rilindje Kombёtare rrjedh nga njerёzit mё vizionar dhe tё ditur qё ka pasur kombi shqiptar, rilindasit kombёtarë. Sado qё tё mundohemi tё theksojmë se shqiptarёt kanё pёrparuar mjaft nё shumё drejtime, nё vitin 2011 mund tё thuhet me kompetencё se idetё e rilindasve tanё edhe sot e kёsaj dite janё po aq aktuale sa kanё qenё nё kohёn e tyre”, theksoi Kryetari Osmani.
Mё tej, Kryetari i RDK-sё Osmani, foli se Marrёveshja e Ohrit nuk ka zgjidhur çёshtjen shqiptare dhe mu pёr kёtё arsye tё gjithe shqiptarёt duhet tё përkrahin idenё e ridefinimit të Maqedonisё si shtet me konstituencë të barabartё të shqiptarёve dhe maqedonasve, me mekanizma të fuqishëm të demokracisë konsensuale për çështje me interes ndëretnik, nacional dhe zhvillimor dhe me autonomi të mirëfilltë lokale do të mund të ishte rruga e vetme demokratike e realizimit të synimeve tё rilindasve tanё për pjesën e kombit shqiptar që jeton në Maqedoni.
Diskriminimi fiskal dhe zhvillimor në kuptim të moszbatimit të ligjit për zhvillim të barabartë rajonal, harxhimit të mbi 200 milion eurove për projekte monoetnike dhe joproduktive, alokimin jo të drejtë të mbi 150 milon eurove për bujqit dhe blegtorët, diskriminimi në investimet kapitale dhe punësimet në bazë të kritereve eksluzive partiake në kundërshtim me kriteret e meritokracisë ishin disa nga temat të cilat zgjuan mjaft interes dhe debat në mes të të pranishmëve.
Takimi me simpatizantët dhe përkrahësit e RDK-së në Kërçovë vërtetoi edhe njëherë përkrahjen në rritje të RDK-së si një alternativë e re politike me vizion dhe koncept të qartë për të realizuar ndryshimet pozitive në spektrin politik shqiptar në Maqedoni.



Zyra për komunikim e RDK-së

