19Maj2013

      

Pushteti lokal


Në krye të komunës së Gostivarit, është Kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare prof.dr.Rufi Osmani. Ai këtë post e ushtron prej 13 prill 2009, falë mbështetjes së fuqishme që e mori prej qytetarëve të Gostivarit. Në zgjedhjet lokale të vitit 2009, prof.dr.Rufi Osmani si kandidat i pavarur, korri fitore të thellë dhe mposhti kundër kandidatin nga radhët e BDI-së. Për prof.dr.Rufi Osmanin në rrethin e dytë zgjedhor votuan afër 20.000 qytetarë.

Lista e pavarur e mbështetur nga prof.dr.Rufi Osmani, nën moton "Është koha për ndryshime" , bartës i së cilës ishte dr.Fadil Zendeli, mori besimin e rreth 12.000 qytetarëve duke siguruar kështu 12 vende në Këshillin e Komunës.

Lista e këshilltarëve nga Rilindja Demokratike Kombëtare:

  1. Fadil Zendeli (Kryetar i Këshillit)
  2. Vesel Memedi
  3. Lutfi Asani
  4. Zemrije Iljazi
  5. Qani Bajrami
  6. Zumri Emrullahu
  7. Abil Idrizi
  8. Fejsal Jakupi
  9. Florim Mersini
  10. Brikend Aziri
  11. Ahmed Miftari
  12. Hamzi Zendeli


Komuna e Gostivarit nën udhëheqjen e Rufi Osmanit, për këto dy vite qeverisje ka arritur rezultate të shkëlqyera dhe arriti që prej një komune e cila njihej për nga mënyra kaotike e qeverisjes dhe borxhet enorme, të shndërrohet në një ndër komunat më respektabile në Maqedoni.

Vlen të përmenden vetëm disa nga rezultatet më kryesore të Komunës së Gostivarit për periudhën dyvjeçare:

  • Pagesa e 3 milion eurove borxhe te trashëguara
  • 3 milion euro investime kapitale në infrastrukturë, arsim dhe sfera tjera
  • Sigurimi i disa miliona eurove nëpërmjet kredive te volitshme dhe letrave me vlerë, mjete këto që do të investohen në një të ardhme të afërt
  • Krijimi i një administrate efikase dhe të depolitizuar
  • Rimëkëmbja e Ndërmarrjes komunale publike
  • Radhitja në mesin e 7 komunave në Maqedoni që i nënshtrohen vlerësimit të rejtingut kreditor
  • Sukses në marrjen e shumë projekteve nga fonde ndërkombëtare si : SDC, UNDP, USAID, etj.

Më shumë informata mund të gjeni në web faqen zyrtare të komunës së Gostivarit.: www.gostivari.gov.mk