18Janar2018

alrav2

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët vazhdon me takime me banorët e fshatit Çegran, Reçan, dhe Raven

alrav204.10.2017 - RDK dhe Uniteti që e përbëjnë koalicionin Aleanca për Shqiptarët vazhdojnë me takimet me banorët e Komunës së Gostivarit, ku në radhë ishin fshatrat Çegran, Reçan dhe Raven, duke prezentuar platformën zgjedhore të këtij koalicioni. Banorëve të këtyre fshatrave iu drejtuan kryetari Vesel Memedi, kandidati për kryetar komune, Shpat Iseini, bartësja e listës znj. Luljeta Aziri, si dhe këshilltarët që vijn nga këto fshatra respektive.

Kryetari Vesel Memedi para banorëve të këtyre fshatrave theksoi se të gjith aktorët politik që për 20 vite kanë ndërtuar karierë politike dhe publike në emër të kombit dhe fesë janë bashkuar të gjith për të luftuar njerëzit që për dekada me radhë, kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtje të kauzës kombëtare. Kryetari Memedi theksoi se ajo që i ka bë bashk këta figura publike nuk është kauza dhe ideologjia kombëtare, por është sëmundja sepse të gjith vuajnë nga e njëjta sëmundje – mbulesë dhe maskim në emër të kombit dhe fesë për të kaluarën e tyre. Kundërshtarët e kombit shqiptarë asnjëherë nuk kanë dasht lider largpamës, vizionar, dhe të ditur, por tani janë pjekur të gjitha kushtet e nevojshme që këta udhëheqës të dalin në sipërfaqe dhe të demaskojnë këtë manipulim, me qëllim që populli të kuptoj drejtë veprimtarinë publike dhe të fshehtë të çdo figure publike, përfundoi kryetari Memedi.

Më shumë artikuj...