18Janar2018

banj3al

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët (RDK dhe UNITETI) prezentuan platformën zgjedhore para banorëve të fshatrave Banjicë dhe Zdunjë

banj3al09.10.2017 - RDK dhe UNITETI që e përbëjnë koalicionin Aleanca për Shqiptarët mbrëmë prezentuan platformën zgjedhore para banorëve të fshatrave Banjicë e Epërme, Banjicë e Poshtme, si dhe Zdunjë. Para të pranishmëve iu drejtuan kryetari i RDK-së Vesel Memedi, kandidati për kreun e Gostivarit Shpat Iseini, si dhe këshilltari Jasin Halili.

Kryetari Vesel Memedi iu drejtua të pranishmëve me mesazhin se të gjith ne kemi harxhuar të gjitha mjetet demokratike të protestës dhe të gjitha adutet e fuqishme si komb, por përsëri jemi të urritur dhe të etshëm për përfaqësim të denjë të kombit në institucionet e shtetit dhe më gjërë. Kjo është kështu, theksoi kryetari Memedi, sepse sistemi asnjëherë nuk ka dasht që shqiptarët të udhëhiqen nga lider largpamës, vizionar, dhe të ditur, por gjithmonë kanë krijuar figura të ndryshme publike që kanë manipuluar popullin. Populli ka njerëz të mirë dhe të aftë të udhëheqin popullin, por këta manipulant klasik, që kanë kaluar nëpërmes 5-6 partive të ndryshme, nuk i lejojnë të vijnë në shprehje. Rinia duhet ti luftoj këta njerëz me dituri dhe urtësi, dhe kurr të mos dorëzohet sepse ardhmëria i takon rinisë, përfundoi kryetari Memedi.

Më shumë artikuj...