25Maj2013

Kryetari i RDK-sё Prof. dr. Rufi Osmani takoi qytetarёt e Kёrçovёs

10.04.2011
Qytetarёt e Kёrçovёs nё  mёnyrё  dinjitoze  pritёn kryetarin e Rilindjes Demokratike Kombёtare   Rufi Osmani me bashkëpunëtorët e tij nё njё tubim promovues ku u shpalos programi partiak.
Nё  kё tё takim, kryetari i RDK-sё  Prof dr. Rufi Osmani  foli pёr shtyllat kryesore tё  programit tё  partisё duke komentuar edhe ndodhitë aktuale politike në vend, në vigjilje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
“Frymёzimi ynё  pёr tё  emёrtuar partinё  tonё  si Rilindje Kombёtare rrjedh nga njerёzit mё  vizionar dhe tё  ditur qё  ka pasur  kombi shqiptar, rilindasit  kombёtarë.  Sado qё  tё  mundohemi tё  theksojmë se shqiptarёt kanё  pёrparuar mjaft nё shumё  drejtime, nё  vitin 2011 mund tё  thuhet me kompetencё  se idetё  e rilindasve tanё  edhe sot e kёsaj dite janё po aq aktuale sa  kanё  qenё  nё  kohёn e tyre”, theksoi Kryetari Osmani.

 

Mё tej, Kryetari i RDK-sё  Osmani, foli se Marrёveshja e Ohrit nuk ka zgjidhur çёshtjen shqiptare dhe mu pёr kёtё  arsye tё  gjithe shqiptarёt duhet tё  përkrahin idenё e ridefinimit të Maqedonisё  si shtet me konstituencë të  barabartё të shqiptarёve dhe maqedonasve, me mekanizma të fuqishëm të demokracisë konsensuale për çështje me interes ndëretnik, nacional dhe zhvillimor dhe me autonomi të mirëfilltë lokale do të mund të ishte rruga e vetme demokratike e realizimit të synimeve tё  rilindasve tanё për pjesën e  kombit shqiptar që jeton në Maqedoni.
Diskriminimi fiskal dhe zhvillimor në kuptim të  moszbatimit të ligjit për zhvillim të barabartë rajonal, harxhimit të mbi 200 milion eurove për projekte monoetnike dhe joproduktive, alokimin jo të drejtë të mbi 150 milon eurove për bujqit dhe blegtorët, diskriminimi në investimet kapitale dhe punësimet në bazë të kritereve eksluzive partiake në kundërshtim me kriteret e meritokracisë ishin disa nga temat të cilat zgjuan mjaft interes dhe debat  në mes të të pranishmëve.
Takimi me simpatizantët dhe përkrahësit e RDK-së në Kërçovë vërtetoi edhe njëherë përkrahjen në rritje të RDK-së si një alternativë e re politike me vizion dhe koncept të qartë për të realizuar ndryshimet pozitive në  spektrin politik shqiptar në Maqedoni.


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Zyra për komunikim e RDK-së