24.04.2013 - Sonte (e mërkurë), me fillim në ora 21:00 në Televizionin “24 Vesti”, mysafir do të jetë kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Rufi Osmani.
Njoftim
Kryetari i RDK-së Rufi Osmani takoi euro - ambasadorin Orav
22.04.2013 - Kryetari i RDK-së Rufi Osmani u pranua sot në një takim pune në rezidencën e ambasadorit të BE-së në Shkup, Aivo Orav.
Kryetari Osmani informoi ambasadarin Orav për procesin zgjedhor dhe për parregullsitë e shumta me të cilat u shoqëruar ky proces zgjedhor që karakterizohet si një nga proceset më me shumë parregullsi në historinë e demokracisë në Maqedonin paskomuniste.
Në esencë të këtij procesi qëndron instrumentalizimi dhe keqpërdorimi i të gjithë aparaturës shtetërore dhe publike dhe fondeve të mëdha financiare në funksion të partive qeveritare.
Në fokus të bisedës me ambasadorin Orav ishin në veçanti politikat skajshmërisht revanshiste të Nevzat Bejtës ndaj adminstratorëve komunal , të punësuarve në Ndërmarrjen Pubike Komunale , të punësuarve në sektorin e arsimit dhe në veçanti shkarkimet joligjore të drejtorëve në shkollat fillore dhe shkollat e mesme komunale.
Nevzat Bejta do të japë llogari në gjykatë për shpifjet e tij
19.04.2013 - Maqedonia është një vend i vogël ku njerëzit njihen mes vete dhe pothuajse për secilin dihet se kush është dhe me çka merret. Aq më shumë njihen shqiptarët në Maqedoni mes vete dhe atyre askush, e aq më pak një person si Nevzat Bejta, nuk mund të ju hedh hi syve me gënjeshtra perverse.
Ky njeri që është sinonim i keqpërdorimit, mllefit dhe ligësisë nuk mund të hedh baltë mbi figurën e pastër të Rufi Osmanit, i cili për shqiptarët përfaqëson virtytet e ndershmërisë dhe moralit.
Njeriu që dje u zu në rrenë para kamerave duke mashtruar opinionin ngaqë ka larguar nga puna të punësuar pa u kaluar afati i kontratës, me pafytyrësinë më të madhe mundohet të mashtrojë opinionin publik duke përhapur shpifje për keqpërdorime financiare që nuk janë bërë asnjëherë në qeverisjen e ndershme komunale të katër viteve të kaluara.
Revanshizmi politik i Nevzat Bejtës një precendet i paparë juridik dhe politik
Kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare Rufi Osmani sot mbajti konferencë për shtyp në Gostivar, në lidhje me revanshizmin politik të Nevzat Bejtës si kryetar i komunës së Gostivarit.
“Personi I cili fitoi mandatin për kryetar komune duke koruptuar me mijëra qytetar dhe duke manipuluar dhe falsifikuar procesin zgjedhor që në ditet e para të mandatit të tij manifeston arogancën e paparë duke shkelur në mënyrë flagrante të gjitha normat juridike dhe etike.
Në diten e parë të punës së tij (15.04.2013) në mënyrë shumë primitive ofendoi dhe kërcënoi të gjithë të punësuarit në administraten e komunës që nuk janë anëtar të Bdi-së duke I kërcënuar për largim të dhunshëm nga puna në mënyrë joligjore. Në kuader të kësaj sjellje arogante më datë 17.04.2013 ua ndërpreu kontratat e punës 18-të punësuarve të cilet kishin marrëdhenie pune deri më 30.06.2013 pa asnjë arsyetim juridik. (kopje vendimi).
Ditën e njejtë bëri shpërndarjen joligjore dhe pa asnjë justifikim të të gjithë të punesuarve nëpër zyra të ndryshme duke shkelur rëndë aktin e Sistematizimit të vendeve të punës dhe duke ua mohuar mundësin e akomodimit të punësuarve që të mundet në mënyrë normale të kryejnë punet vijuese. Në mënyrë shumë të vrazhdë shperbej zyrën e projekteve duke dislokuar 7 inxhiniera nga komuna në NPK dhe duke shkatruar potencialin kadrovik që është garancion I realizimit të projekteve miliona eurosh të siguruar nga fondacione të huaja.

