HIQEN POSTERËT E RDK-SË NË TETOVË
14.03.2013 - Dje, persona të paidentifikuar kanë hequr një numër të madh të posterëve të RDK-së nga objektet e ndryshme në të cilat kanë qenë të vendosura në komunën e Tetovës dhe i kanë hedhur ato në kontenjerë.
Një akt i tillë i ulët nuk i bën nder asnjë partie politike dhe i ul vlerën garës elektorale, për të cilën të gjithë janë deklaruar se dëshirojnë të zhvillohet në mënyrë të ndershme dhe demokratike. Sjellje të tilla të shëmtuara njollosin fushatën zgjedhore si edhe shqiptarët në përgjithësi.
Një veprim i tillë tregon njëherit edhe shqetësimin dhe frikën e kundërshtarëve tanë për peshën dhe rëndësinë që ka RDK-ja dhe kandidati i saj për komunën e Tetovës, si oferta më serioze për tu kualifikuar në raundin e dytë dhe për të dalë fitimtar në këtë komunë.
Shërbimi për informim - RDK
Rufi Osmani dhe Jusuf Hasani mbajtën tubim në Negotinë
14.03.2013 - Në një tubim madhështor në fshatin Negotinë, kryetari i RDK-së Rufi Osmani dhe kandidati i përbashkët i koalicionit RDK-TDP, dr. Jusuf Hasani, para banorëve të Negotinës, shpalosën platformën zgjedhore të koalicionit për komunën e Vrapçishtit.
“Bashkëpunimin RDK-TDP do ta quaja bashkëpunim të tolerancës, mirëkuptimit dhe vëllazërisë historike që ka zgjatur me shekuj, ndërsa dikush e i ndërpreu artificialisht në 100 vitet e fundit. Me TDP kemi një marrëveshje xhentelmene që kjo komune pas fitores të qeveriset bashkërisht, me marrëveshje paraprake dhe problemet të shqyrtohen bashkërisht, respektivisht do të instalohet një moral i ri në qeverisje. Ndjej një obligim moral ndaj jush që e nxorët RDK - në si parti e dytë në vitin 2009 si dhe pres që në këto zgjedhje ta nxirrni të parën, sepse ju me siguri nuk do t’ua jepni mandatin atyre njerëzve të cilët kur janë në zor thirren në lavdinë e dëshmorëve dhe me paratë që ia kanë vjedhur popullit, vijnë dhe tentojnë ta blejnë dinjitetin e popullit. Këtë film e keni parë dhe dini t’i dalloni njerëzit të cilët flasin për punë të mëdha ndërsa nuk dinë të bëjnë as punë të vogla. Ju e shihni se prej daljes nga Debreshi e deri në Reçicë të Vogël, atje ku jetojnë shqiptarë, rruga është në katastrofë, Ajo duhet të ndërtohet nga qeveria, ndërsa ata nuk janë në gjendje as gropat t’i mbushin. Mendoj se këto çështje nuk duhet t’i harroni. Bëni krahasim me komunën e Gostivarit, ku me para nga institucionet ndërkombëtare ndërtuam rrugën rajonale Forinë – Çegran”, theksoi Osmani.
Rufi Osmani shpalosi platformën zgjedhore para banorëve të Banjicës
14.03.2013 - Kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare Rufi Osmani, të mërkurën, aktivitetet parazgjedhore i zhvilloi në fshatrat Banjicë e Poshtme dhe Banjicë e Epërme.
“Gjatë mandatit që lëmë pas, kemi investuar edhe në qytetet edhe në vendbanimet rurale, pavarësisht se në cilën gjuhë flasin njerëzit që jetojnë në ato vendbanime dhe çfarë përkatësie nacionale, fetare apo partiake kanë ata. Për ne si RDK, më e rëndësishmja është që njeriu të jetë njeri. Banjicës i kemi kushtuar rëndësi të veçantë dhe kemi investuar në rrugë dhe kanalizime dhe së bashku me TIKA ndërtuam edhe shkollën e re në Banjicë të Epërme.
Më shumë artikuj...
- Kandidatët e RDK –së nënshkruajtën deklaratën për zgjedhje të lira dhe të ndershme
- RDK mbajti konventën promovuese për komunën e Tetovës
- Kryetari Osmani takoi banorët e fshatit Raven dhe Zdunjë
- RDK shpalosi programin ekonomik para bizneseve shqiptare
- Rufi Osmani realizoi takime me banorët e fshatrave të Gostivarit

