23Tetor2017

RDK dhe OEMV ndajnë vlerësimet e përbashkëta për diskriminin ekonomik të shqiptarëve

18.04.2014 - Kryetari Rufi Osmani dhe sekretari Izet Zeqiri bashkëbiseduan me përfaqësuesit e OEMV në lidhje me pozitën ekonomike të biznesit shqiptarë në Maqedoni. Me këtë rast Kryetari Osmani dhe z.Kuçi nënshkruan platformën e OEMV si bazë e programit ekonomik të biznesit shqiptarë në Maqedoni.

RDK konstaton me kompetencë se pozicioni i dobët politikë i përfaqësuesve politikë të popullit shqiptarë dhe mospasja e mekanizmave garantues juridik financiar ka efektuar dobësim shumë serioz të popullit shqiptarë në sektorin publik dhe në ekonomi në përgjithësi. RDK vlerëson se problemi bazë i mosrealizimit të platformës ekonomike të OEMV qëndron në faktin se të gjitha qeverit e deritashme të Shkupit nuk kanë realizuar me sukses trinomin e tranzicionit ekonomik dhe politik me kriteriumet e Mastrihtrit dhe Kopenhagenit si parakushte për tu kyçur në BE.

Në këtë drejtim ka dështime serioze në krijimin e ekonomisë funksionale të tregut, është prishur ekuilibri në mes të politikes monetare dhe fiskale dhe ekuilibri në mes të sektorit privat dhe publik dhe ekulibri në mes të pagave dhe të profitit në sektorin privat dhe nuk janë zbatuar në mënyrë cilësore reformat ekonomike dhe politike në kuptim të krijimit të një konkurence të drejtë biznesi dhe krijimin e institucioneve të pavarura politike të cilat do jenë në dobi të ekonomisë.

RDK vlerëson se problemi baze i vendit është politizimi ekstrem i institucioneve dhe shtetëzimi direkt ose indirect i ekonomisë nga ana e qeverisë Vmro-Bdi dhe tentimi i sajë që të kontrollon të gjitha rrjedhat e kapitalit dhe të biznesit në vend. Rritja enorme e buxhetit për 10 vite nga 1 , 3 miliard euro në 3 milirad euro dhe në veçanti rritja e shpenzimeve vijuese për administratën publike dhe shtetërore, ndihmat sociale, subvencionet joproduktive për bujqësin që alokohen me kritere ekzluzive partiake dhe politike kanë krijuar një barrë të rëndë fiskale që ka shterur likuiditetin e ekonomisë dhe popullsisë.

Në këtë drejtim rritja enorme e borxhit publik prej afërisht 4 miliard euro krahas borxhit privat që kanë firmat dhe qytetarët ndaj bankave në shumë prej 3,5 miliard euro rrezikojnë të çojnë vendin në falimentim të pashmangshëm.

Monopolizimi i institucioneve kryesore ekonomike dhe inspektuese nga Vmro-dpmne si: Kryeministri ,zëvendës kryeministri për politika ekonomike, ministri i financave, ministri i transportit, minisitri i bujqësis, ministri i punës dhe politikave sociale, drejtori i doganave, drejtori i të hyrave publike, agjencioni për të gjitha shërbimet e inspekcionit, policia financiare, agjencioni i energjetikës, agjencioni për financim të bujqësisë, agjencioni për investime të huaja dhe shumë institucione tjera kanë lënë në pozicion margjinal qeveritarët shqiptarë pa kurfarë kompetencash reale ndikimi në ekonomi dhe në sektorin publik. Diskriminimi ekonomik nëpërmjet orientimit të investimeve të huaja dhe vendore vetëm në vendbanimet maqedonase dhe diskriminimi fiskal nëpërmjet alokimit të parave publike vetëm në vendbanimet maqedone me në krye Shkupin ka margjinalizuar dhe ka varfëruar shumë shqiptarët.

RDK ka program dhe kuadro të pregaditura për të luftuar korrupsionin institucional që është karakteristikë e bashkëpunimit të qeverisë aktuale me biznesin dhe të merr parat publike që i takojnë popullit shqiptarë dhe ti orienton në zhvillimin ekonomik dhe punësimin e shqiptarëve përfunduan Rufi Osmani dhe Izet Zeqiri të RDK-së.

Shërbimi për Informim - RDK