17Gusht2017

A kështu faktorizohet vota e shqiptarëve dhe mbrohet interesi i tyre?

10.02.2014 - Kohëve të fundit në disa lajme është përmendur fakti se partitë maqedone, do të kenë vështirësi të arrijnë pragun e daljes prej 40% në zgjedhjet presidenciale, pa votuesit shqiptarë.

Por, nëse partitë maqedone, pa votuesit shqiptarë, do të kenë vështirësi ta arrijnë pragun e daljes prej 40% në zgjedhje presidenciale, atëherë është e qartë se ato do ta kenë të pamundur ta arrijnë prangun e daljes prej 50%, siç ishte deri pesë vite më parë.

Prandaj pyetja logjike (e pa bërë nga ndonjë gazetar ‘i pavarur’) është: “- Pse partia dhe përfaqësuesit shqiptare në pushtet, pesë vjet më parë, pa asnjë kusht, pranuan propozimin e VMRO-DPMNE-së, që pragu zgjedhor të ulet nga 50% në 40%?!

A kështu faktorizohet vota e shqiptarëve dhe mbrohet interesi i tyre?

Artan Dika - Nënkryetar i RDK-së