18Dhjetor2017

Aktorët politik duhet ti japin fund teatrit politik

rdkll2rdkll230.06.2015 - Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se takimi i djeshëm i katër liderëve politik për zgjidhjen e krizës politike në vend është edhe një argument shtesë e mungesës së kapacitetit të këtyre liderëve për tejkalimin e kësaj krize të thellë dhe komplekse. Ky takim i 29 qershorit ishte edhe takimi i fundit që parashihte edhe marrëveshja e 2 qershorit për zgjidhjen e krizës në vend, por ky takim kaloi si gjithë takimet tjerra me mungesë reale të kapacitetit për zgjidhjen e krizës në vend. RDK thekson se ajo që është duke ndodhë është një teatër mirë i përgaditur, mirëpo duhet patur parasysh se ky teatër do ti kushtojë popullit të këtij vendi shumë në të ardhmen.

RDK mban qëndrim konsistent për sa i përket zgjidhjes së krizës se aktorët e njëjt politik që e kanë shkaktuar këtë krizë nuk mund të jenë në të njëjtën kohë edhe shpëtimtarë të zgjidhjes së krizës. Është qesharake të besohet se politikanët që për më shumë se një dekadë kanë luajtur me rekomandimet e ndryshme të institucioneve ndërkombëtare rreth reformave në vend, tani të bësojmë se po këta politikanë do të bëjnë reforma rrënjësore që nuk i kanë bë për një dekadë të plotë. Reforma e vetme që duhet bërë është largimi i këtyre aktorëve politik që e kanë sjellë këtë krizë të thellë në radhë të parë. Nëse institucionet relevante ndërkombëtare lejojnë që reformat e mëdha që duhet zbatuar, sidomos në kthimin e sundimit të ligjit në vend, ti kryejn aktorët e njëjtë që e kanë shkatrruar sundimin e ligjit, atëherë kjo le të kuptohet se amnestimi ndaj shkelësve të sundimit të ligjit veç më ka filluar.

RDK rithekson qëndrimin e saj se vendi gjendet para një kaosi të vërtetë dhe koncentrimi kaq i madh që i bëhet organizimit të zgjedhjeve nga një qeveri kalimtare tre mujore ose edhe gjashtë mujore, janë edhe një argument shtesë i teatrit politik dhe lojës që është duke u krijuar në vend. RDK mban qëndrim se kjo qeveri kalimtare preokupim kryesorë duhet të ketë kthimin e sundimit të ligjit në vend, duke marrë në pyetje gjith shkelësit e saj, dhe jo organizimin e zgjedhjeve. Organizimi i zgjedhjeve duhet të vij në rend dite vetëm pasi të kthehet sundimi i ligjit në vend, dhe shkelësit e saj të gjenden para organeve mirë të reformuara gjegjëse. Hapësira kaq e madhe që u jepet këtyre liderëve që të flasin në emër të popullit në lidhje me ate se kush do të fitojë në zgjedhjet e ardhëshme është një indikacion shumë i keq për vendin dhe popullatën në përgjithësi. 

RDK edhe njëherë rithekson nevojën imanente të ndërhyrjes së drejtëpërdrejtë të faktorit ndërkombëtarë, sidomos atij amerikan, sepse në të kundërtën popullit të këtij vendi i shkruhet një e ardhme fatkeqe.
 
Shërbimi për Informim – RDK