18Dhjetor2017

Dega e RDK-së në Tetovë shtroi iftarë për njerëzit e vullnetit të mirë

received 10153465169470970-1received 10153465169470970-129.06.2015 - Dega e RDK-së në Tetovë shtroi një iftarë modest ku morrën pjesë afër 200 njerëz të vullnetit të mirë që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribut të jashtëzakonshëm në organizimin e jetës shoqërore, sidomos asaj shqiptare, dhe kontribut në zhvillimin e idesë së RDK-së në veçanti, në rajonin e Tetovës në përgjithësi.

Nikoqiri i këtij organizimi, kryetari i degës Binas Pajaziti, në emër të kryesisë së degës, falënderoi të pranishmit për prezencë në këtë Iftar të përbashkët dhe sidomos falënderoi këta njerëz të vullnetit të mirë për gjith mundin dhe kontributin që kanë dhënë deri më tani, në organizimin e çdo aktiviteti të RDK-së në rajonin e Tetovës në përgjithësi
Të pranishmive ju drejtua me një mesazh të shkurtër edhe kryetari i RDK-së Vesel Memedi i cili theksoi se ekziston një ngjajshmëri e madhe nëmes muajit të ramazanit që njihet si një muaj i sakrificës dhe unitetit, dhe organizimeve të ndryshme shoqërore dhe politike, që gjithashtu kërkojn një sakrificë dhe unitet të madh në përcjelljen e mesazhit të vërtetë deri tek popullata në përgjithësi. Kjo sakrificë dhe unitet është i pashmangshëm në ditët e sodit kur situata politike në vend çdo ditëe më tepër bëhet sa më komplekse dhe më e vështirë. Për këtë arsye, theksoi kryetari Memedi, gjatë kësaj periudhe të sakrificës kërkohet unitet më i madh nëmes njerëzve të vullnetit të mirë me qëllim të ndihmës që duhet dhënë njëri ndaj tjetrit në tejkalimin e kësaj krize të madhe fizike dhe shpirtërore në vendin tonë dhe në përgjithësi nëpër botë.
 
Shërbimi për Informim – RDK,   
 

received 10153465169775970-1received 10153465169775970-1

received 10153465170060970-1received 10153465170060970-1
received 10153465170530970-2received 10153465170530970-2
received 10153465169470970-1received 10153465169470970-1