18Dhjetor2017

Zgjedhjet "demokratike" nuk zgjidhen me qeveri kalimtare tre mujore

25.06.2015 - Rilindja Demokratike Kombëtare rithekson qëndrimin e saj për të satën herë se vendi ballafaqohet me një krizë të thellë politike, dhe për këtë arsye idetë e fundit se kjo krizë kaq komplekse mund të zgjidhet me zgjedhje të parakohëshme që do ti organizonte një qeveri kalimtare me mandat tre mujorë, këto janë ide të vazhdimësisë së keq menaxhimit të këtij shteti për një dekadë të plotë.

Sipas RDK-së, rekomandimet e fundit të përgaditur në një raport nga Rajhard Priebe në të cilin tregohet qartë për problemet serioze që ballafaqohet shteti, dhe ideja se këto probleme do të mund të zgjidhen nga aktorët e njëjtë që e kanë shkaktuar këtë krizë të thellë, me një mandat më të zgjëruar tre mujor, nuk është asgjë tjetër përpos një teatër i vërtetë që krizën do ta thellojë edhe më tepër sesa që është për momentin. Nëse këtyre rekomandimeve ua bashkangjesim edhe raportin e fundit të “Freedom House” ku konstatohet se Maqedonia shënon rrënie të thellë duke e konsideruar si “regjim hibrid në tranzicion”, atëherë të mendohet se një qeveri kalimtare tre mujore do të mund të mbajë zgjedhje demokratike është naivitet politik për ata që besojnë.

 RDK mban qëndrim se askushi nuk duhet të ketë iluzion se kriza e thellë politike mund të zgjidhet mbrenda tre muajve, bile është iluzion të mendohet se e njëjta krizë mund të zgjidhet edhe për gjashtë muaj. Kriza e thellë në vend nuk mund të zgjidhet për asnjë periudhë kohore nëse aktorët e zgjidhjes së krizës janë aktorët e njëjt që e kanë shkaktuar këtë krizë në radhë të parë, dhe për këtë arsye kërkohet një qeverisje ekspertësh me ndërmjetësim direkt të faktorit ndërkombëtarë, sidomos atij amerikan.

Në të kundërtën, RDK thekson se e gjithë kjo është një lojë dhe teatër i madh që i përgaditet popullatës, me pasoja të rënda për vendin në përgjithësi. Është koha e fundit që tu jepet fund lojërave dhe teatrit politik të këtij lloji sepse në të kundërtën pasojat do të jenë shumë të rënda për popullatën dhe për shtetin.

Shërbimi për Informim – RDK,