23Tetor2017

Urime shtatë vjetorin Kosovë

17.02.2015 - Në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe në emrin tim personal, shprehi urimet më të ngrohta për popullin e Kosovës dhe për shqiptarët në përgjithësi që festojn këtë ditë monumentale, ditën e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Republika e Kosovës është shtet i ri, por ky vend ka një storie që është shënuar në një gurë dhe vazhdon të ngeli gjallë në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve kudo qofshin. Ky është vend i një sakrifice të madhe, në këtë vend e dhanë jetën shumë njerëz që luftuan për liri, në këtë vend janë burgosur shumë njerëz që luftuan për liri, në këtë vend lindën njerëz me arritje të mëdha profesionale, dhe gjith këta njerëz nuk kërkuan asgjë tjetër përpos të shohin liri në gjeneratat e sodit dhe atyre që do të vijn pas. Të arriturat e Republikës së Kosovës që festohen sot, qëndrojnë mbi supet e gjithë këtyre njerëzve.

Kosova ka dhënë një kontribut të madh jo vetëm për shqiptarët që jetojn mbrenda vet shtetit, por edhe shqiptarëve anembanë botës për zhvillimin e tyre kulturor, demokratik dhe ekonomik. Përshkak të kësaj sakrifice të përmasave të mëdha mbrenda dhe jasht shtetit, liderët e shtetit të Kosovës duhet të bëjn ç’mos që ky vend i sakrificës të mos boshatiset sepse një gjë e tillë nuk ka ndodh as në kohërat më të vështira të sakrificës kombëtare. Për hirë të kësaj sakrifice duhet bërë ç’mos që të krijohen kushte më të mira për gjith popullin e Kosovës.

Qofshi gjithmonë të pavarur Kosovë. Zoti e mbusht këtë ditë për ju dhe për ne me shpirtë patriotik.

Më lejoni t’ju uroj dhe dëshiroj edhe shumë përvjetorë të tjerrë në liri, paqe e prosperitet.

Urime shtatë vjetorin Republika e Kosovës.

Kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare
Vesel Memedi