17Gusht2017

Shpat Iseini zgjidhet Kryetar i Forumit Rinor të RDK-së

09.02.2015 - Në mbledhjen e Kuvendit të Rinisë Rilindase Kombëtare që funksionon si forum rinor në kuadër të RDK-së për Kryetar një zëri u zgjodh Shpat Iseini, student i shkencave politike si dhe një aktivist i palodhëshëm i deritanishëm i forumit rinor pranë Rilindjes Demokratike Kombëtare.

Në fjalimin e tij Shpat Iseini theksoi se ky besim i dhënë është një përgjegjësi e madhe dhe këtë besim të dhënë do ta kryej më nderin më të madh në organizimin e rinisë në kuadër të Rilindjes Demokratike Kombëtare.

“Sot, rinia ka humbur çdo shpresë nga politika, por kjo është bërë qëllimshëm nga politikanët aktual që sa më pak njerëz të merren me politik, sidomos rinia. Unë studioj politikën në mënyrë shkencore dhe kjo fushë shkencore është si çdo fushë tjetër shkencore dhe për këtë arsye askushi prej nesh nuk duhet të turpërohet të merret me politikë sepse edhe kjo fushë mund të shndërrohet në një profesion të ndershëm, nëse me këtë merren njerëzit e ndershëm.

Ne, rinia, nuk duhet në asnjë mënyrë të lejm rahat këta politikan që na kanë transmetuar gjeneratë pas gjenerate, se me politik merren vetëm njerëzit jo të ndershëm, me qëllim që të vazhdojnë vetëm ato të merren me politik. Unë jam thellë i bindur se politika ka çka ti ofroj kësaj shoqërie dhe për këtë arsye do të duhet rinia të japi kontribut më të madh në zhvillimin e shoqërisë dhe kombit në përgjithësi,” theksoi Kryetari i sapozgjedhur Shpat Iseini.

Në këtë mbledhje të Kuvendit të Rinisë Rilindase Kombëtare u zgjodh edhe kryesia e ngushtë e forumit rinor edhe ate Shpëtim Arifi nënkryetar, Elizabeta Ismaili nënkryetare, si dhe Iljaz Demiri sekretar. Kryesia e ngushtë e sapozgjedhur në konsultim me nëndegët e forumit rinor do të zgjedhin edhe kryesinë e zgjeruar të forumit rinor, dhe në këtë mënyrë të kompletojn strukturimin dhe organizimin e Rinisë Rilindase Kombëtare pranë Rilindjes Demokratike Kombëtare.

Shërbimi për Informim – RDK,