18Dhjetor2017

Kryetari i RDK-së Vesel Memedi takoi ambasadoren e Francës znj. Laurence Auer

05.02.2015 - Rilindja Demokratikë Kombëtare vazhdon me takimet me diplomat të huaj në vend. Kryetari i RDK-së Vesel Memedi, i shoqëruar nga Shpat Iseini përfaqësues i forumit rinor, takuan ekselencën e saj Ambasadoren e Francës znj. Laurence Auer, si dhe këshilltarin e parë të ambasadës z. Dominique Gautier. Në këtë takim, Kryetari Vesel Memedi njoftoi ambasadoren rreth ekipit të ri të RDK-së si dhe diskutuan gjërë e gjatë rreth situatës aktuale në vend.

Kryetari i RDK-së Vesel Memedi kërkoi nga ambasadorja françeze angazhim më të fuqishëm të ambasadës, si dhe ambasadave tjerra të fuqishme në vend, rreth situatës së re të krijuar në vend që u shkaktua nga menaxhimi shumë i keq i qeverisjes së këtij pushteti për gati një dekadë të tërë. Sipas Kryetarit Memedi, kjo situatë mjaft serioze është krijuar për një periudhë të gjatë kohore, dhe anashkalimi i ballafaqimit me problemet e njëpasnjëshme në vend ka rezultuar në këtë shpërthim që e shohim sot. Kjo situatë, theksoi Memedi, është mjaft komplekse dhe dinamike dhe kërkon angazhimin e kapacitetit maksimal të secilit nga mbrenda dhe jasht që të kanalizohet drejt e gjith kjo situatë sepse në të kundërtën pritet një eskalim me përmasa të mëdha që vështirë se mund të kontrollohet. Sipas Memedit, kjo situatë mjaft delikate nuk mund të zgjidhet nëpërmes mediave siqë pretendohet të bëhet, sepse në këtë mënyrë njerëzit e përfshirë në këto skandale do të fillojn të qerojn hesapet në mënyrë individuale duke anashkaluar të gjitha ligjet në vend. Ballafaqimi gjithëpërfshirës duhet të bëhet në një gjykatë speciale të krijuar enkas vetëm për këtë situatë të krijuar, me një obzervim të fuqishëm të komunitetit ndërkombëtarë. Sipas Memedit, vetëm në këtë mënyrë do të kemi mundësi të mbajm situatën nën kontroll të mos eskaloj përtej kufijve të normales.

Kryetari Memedi theksoi se kjo situatë e krijuar ka erdh si pasojë e vonesave të mëdha të vendit në pastrimin e situatës politike menjëherë pas pavarsimit të vendit në fillim të viteve të 1990-ta. Sipas Memedit, Maqedonia është një nga vendet e ish-republikave jugosllave që për 24 vite të pluralizmit në vend asnjë politikan ose figurë publike nuk ka marrë përgjegjësi për të gjitha sjelljet e veprimit politik gjatë kësaj periudhe të gjatë kohore. Shpërthimi i kësaj situate është pasojë e këtij akumulimi të një sjellje abnormale të figurave të ndryshme publike në vend, dhe është koha secili të paguaj çmimin e të bërit ose mosbërit politik për këtë periudhë të gjatë kohore. Vetëm një pastrim i kësaj natyre, theksoi Memedi, do të mund të na çlironte të gjithëve nga ky stagnim, dhe të fillojm të ndërtojm një zhvillim tjetër të vendit.

Ambasadorja franceze znj. Auer theksoi se diplomatët e huaj në vend janë mjaft të shqetësuar për situatën e re të krijuar në vend dhe janë duke u takuar rregullisht me kolegët tjerrë në vend për ti ndihmuar vendit të tejkaloj këtë situatë mjaft të vështirë. Ambasadorja franceze theksoi se të gjith partitë politike në vend duhet të japin kontributin e tyre në menaxhimin e kësaj situate që mos të eskaloj përmasat e normales.


Shërbimi për Informim – RDK