16Dhjetor2017

RDK mbështet protestën e ditës së premte kundër ndotjes së ajrit në Tetovë

04.02.2015 - Rilindja Demokratike Kombëtare qëndron besnik ndaj deklaratës së mëhershme publike që do të mbështes cdo lëvizje kundër ndotjes së ajrit nga ana e Jugohromit në Tetovë, dhe thekson se do të marri pjesë në protestën që është paralajmëruar të organizohet ditën e premte nga ana e shoqatës EcoGuerilla, në ora 13:00 në sheshin Iliria në Tetovë.

RDK fton të gjith njerëzit e vullnetit të mirë që të marrin pjesë masovikisht në këtë protestë kundër ndotjes së ajrit nga ana e Jugohromit në Tetovë. Protesta për mbrotje të shëndetit tonë nga ndotja kancerogjene e Jugohromit nuk njeh ngjyrime partiake prandaj kërkojm ndërgjegjësim të fuqishëm në mbrotje të shëndetit tonë.


Shërbimi për Informim – RDK,