18Dhjetor2017

Kryetari i RDK-së Vesel Memedi takoi ambasadorin e Holandës z. Mr. Joop Scheffers

03.02.2015 - Rilindja Demokratike Kombëtare vazhdon me takimet me diplomatët e huaj në vend. Kryetari i Vesel Memedi, sëbashku me Sekretarin e partisë Zenun Ismaili takuan ambasadorin e Holandës z. Mr. Joop Scheffers. Në këtë takim, Kryetari Memedi njoftoi ekselencën e tij z. Scheffers rreth ndryshimeve të fundit në RDK, platformës partiake, si dhe diskutuan për shumë çështje aktuale të vendit në përgjithësi.

Kryetari Memedi theksoi se ndodhitë e fundit në vend është pasojë e faktit se shumë probleme të akumuluara për një periudhë të gjatë kohore janë vënduar nën tepih duke menduar se në këtë mënyrë do të mund të harrohen. Akumulimi i problemeve të të gjitha natyrave ka qenë aq i madh saqë ishte çështje kohe se kur do të plaste një ndodhi e përmasave të kësaj natyre. Kryetari Memedi theksoi se pushteti i të gjitha periudhave kohore që nga pavarsimi i vendit e deri më sot është fajtorë për këtë sepse nuk ka ndërmarr asnjë hap në tejkalimin e këtyre problemeve që mos të vinte deri në këtë eskalim të këtyre përmasave. Arroganca, mungesa e debatit, dhe shumë devijime tjerra të këtij pushteti vetëm se kanë këndjellur edhe më shumë situatën në përgjithësi. Kryetari Memedi kërkoi nga ambasadori holandez z. Scheffers që sëbashku me kolegët tjerrë nga korri diplomatik të angazhohen më fuqishëm në krijimin e një gjykate të pavarur speciale mbrenda vendit që do të merrej eksluzivisht me pastrimin rrënjësor të kësaj përplasje të madhe , sepse në të kundërtën situata do të mund të përkeqësohet edhe më shumë. Përpplasja është aq e madhe saqë nuk mund asnjëherë të sqarohet nëpërmes mediave, por, nëse ka bomba, atëherë të gjitha bombat duhet prezentuar në këtë gjykatë speciale, me obzervim të fuqishëm nga komuniteti ndërkombëtarë.

Kryetari Memedi theksoi gjithashtu se liria e të shprehurit, liria e mediave, janë liri universale që nuk ka çmim që do të mund ti blej këto të drejta universale. Deri më tani, pushteti ka dështuar në këtë drejtim ku gradualisht gati ka eliminuar gjithçka që ka të bëjë me këtë të drejtë universale të së drejtës për të shpreh mendimin e lirë dhe lirinë e mediave. Të gjith ne, sëbashku me diplomatët e huaj do të duhet të angazhohemi maksimalisht që të përmirësojm gjendjen në këtë fushë sepse në të kundërtën ky vend nuk i plotëson kushtet që të bashkangjitet në familjen e madhe të Bashkimit Evropian.

Ambasadori holandez z. Scheffers uroi Kryetarin Memedi për marrjen e postit të RDK-së dhe uroi që ekipi i ri i RDK-së do të mund të japin kontribut në zhvillimin e shoqërisë dhe vendit në përgjithësi. Ambasadori theksoi se Maqedonia gjithmonë ka patur një mik të vërtetë në shtetin holandez dhe kjo miqësi do të vazhdoj të ekzistoj edhe në të ardhmen. Maqedonia vazhdon të jetë një vend atraktiv për shumë turist holandez që vazhdojn të vijn për pushime në Maqedoni.


Shërbimi për Informim –RDK,