22Nëntor2017

RDK ndërpret moratoriumin

17.11.2014 - Kryesia qëndrore e RDK-së mbajti mbledhjen e radhës, pas moratoriumit gjashtë mujorë të partisë për shkaqe që tani më janë publike për opinion.
Në këtë mbledhje morrën pjesë të gjith antarët e kryesisë qëndrore në nivel nacional dhe në një debat mjaft racional u vendos njëzëri që të ndërpritet moratoriumi partiak i RDK-së që zgjati rreth gjashtë muaj.

Kryesia qëndrore njëzëri arsyetoi vendimin e ndërprejes së moratoriumit duke argumentuar se hapsira gjashtë mujore e heshtjes është e mjaftueshme për t’u lërë pushteti të realizoj premtimet pa asnjë pengesë nga ana e opozitës, qoft në nivel nacional, qoft në atë lokal, dhe mu për këtë arsye tani është koha të ndërpritet moratoriumi dhe të vazhdohet me aktivitetin opozitar deri në demaskimin e tërrësishëm e të bërrit politik në dëm të shqiptarëve nga parti të ndryshme politike, qoft ato maqedonase apo shqiptare të pushtetit.

Në të njëjtën kohë, kryesia qëndrore solli një konkluzion duke obliguar këshillin e përkohshëm partiak që ti bëjë konsultat paraprake me të gjith degët e RDK-së në nivel nacional, për përgaditjen e mbajtjes së Kuvendit Qëndror, si organ më i lartë partiak, mbrenda muajit të ardhëshëm, ku do të sillen vendime të plotëfuqishme për zgjedhjen e kryesisë së re dhe kryesisë së ngushtë të partisë, deri në mbajtjen e rregullt të Kongresit.

Këshilli i përkohshëm i RDK-së