16Dhjetor2017

RDK uron besimtarët musliman Kurban Bajramin

04.10.2014 - Të nderuar besimtarë të konfesionit islam,

Kjo ditë e shënuar te secili besimtar mysliman frymëzon ndjenjën e përulësisë ndaj të Plotfuqishmit, shprehjen e forcës së besimit dhe adhurimit ndaj Tij, si dhe çlirimin e shpirtit nga vështirësitë e jetës së përditshme dhe padrejtësisë njerëzore.

 Në këtë ditë të madhërishme të shprehjes së besimit dhe të sakrificëss por dhe të një çasti kremtimi për të gjithë besimtarët myslimanë, kur shtohet dhe forcohet më shumë ndjenja e humanitetit, solidaritetit, bamirësisë dhe mëshirës, uroj që të ndihmojmë njëri tjetrin dhe të punojmë për një të ardhme sa më të mirë për kombin tonë.

Në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe në emrin tim personal, të gjithë shqiptarëve të besimit islam ua uroj festën e Kurban Bajramit me dëshirat më të mira për shëndet, lumturi dhe mirëqenie.

Me respekt,

Rilindja Demokratike Kombëtare