23Tetor2017

Ngjarjet tragjike të Gostivarit të vitit 1997 një leksion i pamësuar nga klasa politike shqiptare

09.07.2014 - Sot bëhen plotë 17 vite nga ngjarja tragjike e ballafaqimit të pabarabartë të protestuesve shqiptarë dhe të policisë vrastare të Maqedonisë. Në njërën anë mijëra protestues shqiptarë protestonin në mbrojtje të flamurit shqiptarë ndërsa në anën tjetër policia e Maqedonisë me dhunë të paparë shuajti protestën duke vrarë trë protestues shqiptarë dhe duke maltretuar një qytet të tërë. Paradoksi i kësaj tragjedie qëndron në faktin se natën e njejtë kur u ekzekutua krimi policor ‘’Parlamenti i Shkupit’’ miratoi ligjin për përdorimin e flamurit shqiptarë me çka dejure dhe defakto anuloi vendimin e gjykatës Kushtetuese në emër të cilit vendim intervenoi policia, ndërsa qeveria e Shkupit shpalli devalvimin e denarit për 17% që në esencë ishte shkaku kryesor i intervenimit brutal policor.

Edhe më 9 korrik 1997 pjesë e qeverisë ishte një parti politike shqiptare e cila kurrë nuk u distancu nga kjo dhunë makabre duke u bërë bashkpërgjegjëse e këtij krimi politik dhe shtetëror. Procesi skandaloz gjyqësor përfundoi me epilogun më të turpshëm për gjyqësin e politizuar të këtij vendi duke dënuar udhëheqësin e komunës së Gostivarit dhe disa qytetar me mbi 20 vjet burg , duke lënë të lirë policët kriminel që vranë Nazmiun, Shpendin dhe Milaimin.

Sot në vitin 2014, nuk ka ndryshuar asgjë, edhe pas 17 vitesh shqiptarët kanë një parti politike në qeveri. Kur shqiptarët protestojnë policia e këtij shteti përdor gaz lotsjellës dhe shkop gome për të disciplinuar dhe për t’ua mohuar të drejtën e protestës, ndërsa gjykata, prokuroria dhe policia nuk zbulojnë ekzekutorët e krimit në Smilkovcë por dënojnë me rekomandim të policisë dhe prokurorisë 6 shqiptarë të pafajshëm me burg të përjetshëm. ‘’Përparimi’’ i vetem i kësaj gjyqësie ogurrzezë qëndron në faktin se tash kjo gjykat e aparthejdit shqipton dënim që tejkalon dyqind-treqind vite rrobëri, turp dhe skandal i paparë që ia ka zili edhe gjykata për krime të rënda lufte në Hagë.

Një paralelizëm korrekt i rastit ‘’Monstra’’ dhe i ngjarjeve të flamurit të 9 korrikut 1997 piktakimin e përbashkët e ka në dy vendime gjyqësore skandaloze me të cilat nuk zbulohen dhe nuk dënohen fajtorët e vërtet për vrasjet makabre por dënohen qytetar të pafajshëm me direktiva të pushtetit politik. Përgjegjësia edhe sot si në 1997 ka një adresë të vërtetë, ajo adresë është partia politike shqiptare në qeverinë e Shkupit dhe opozita e delegjitimuar shqiptare sepse këto dy parti sot legjitimojnë këtë regjim anti demokratik dhe anti shqiptar të këtij vendi.

Këto struktura politike sot korrupsionin e tyre institucional, paaftësin dhe pafuqinë e tyre institucionale tentojnë ta mbulojnë me përallat për demokracinë, integrimin në Nato dhe UE dhe monitorim ndërkombëtar të procesit gjyqësor duke haruar se ka të emëruar ‘’shqiptarë kukul’’, si ministër të drejtësisë, zëvendës ministër të policisë dhe prokuror dhe gjykatës që punojnë me direktivat e regjimit. Duket shumë anakronike dhe ironike që edhe sot promovohen tituj publicistik të luftës së 2001, luftë e cila të vetmin efekt që prodhoi ishte etablimimi i një partie të re politike në një sistem politikë dhe gjyqësor që funksionon në principet e përjashtimit dhe diskriminim të paprecedent mbi shqiptarët.

Për shkak të revoltës së madhe gjithpopullore që ka nxitur procesi i montuar politike ‘’Monstra’’, RDK rekomandon :

1.Me vendim te Parlamentit të obligohet Prokuroria që të bën publike dosjen e këtij procesi të montuar politik duke shkarkuar prokuroren e lëndes dhe duke i bartur lënden një prokurori ndërkombëtar. Procesi në instancën e dytë gjyqësore të procesuohet me procedur të shpejtë dhe paralelisht lënda të ankimohet në gjykaten e Strazburit,

2.Organizatorët e protestave popullore të jenë në ballë të protestave dhe kërkesat e protestuesve të orientohen me afate ultimative para dy partive politike shqiptare që morën mandatin në zgjedhjet e fundit politike.

3.Ështe koha e fundit që përgjegjësia të kërkohet në oborrin politik shqiptarë dhe jo në adresën e gabuar, përgjegjësia politike ka adresen e vërtet, ka emër dhe mbiemër, kjo adrese është binomi politik ‘’Bdi-Pdsh’’ dy marionetat politike të regjimit të Vmro-dpmne-së.

Shërbimi për Informim - RDK

altalt

altalt

altaltaltaltaltalt