20Gusht2017

RDK përjashton nga radhët e saja personin Mirsada Emini - Asani

19.06.2014 - Rilindja Demokratike Kombëtare në mbledhjen e jashtzakonshme solli vendim unanim për përjashtim nga radhët e saja të personit pa integritet moral politik Mirsada Asani që vjen nga fshati Çegran i Gostivarit.

Këtë vendim e mori Kryesia e Degës së RDK-së të Gostivarit duke u bazuar në nenin 20 dhe 21 të Statutit të RDK-së. Me këtë veprim të papërgjegjshëm Mirsada Asani nuk respektoi Vendimin e Kuvendit Qendoror të RDK-se për refuzimin e mandatit të fituar nga zgjedhjet e fundit më të korruptuara dhe jodemokratike të organizuara në prill 2014.

Ky akt i pamoralshëm politik i Mirsada Asanit manifeston kulmin e hipokrizës njerëzore dhe politike pasiqë po kjo kandidate sëbashku me 19 kandidatet tjerë të RDK-së paraprakisht nënshkruan deklaratën në notër për refuzim vullnetar të mandatit të deputetit dhe këto deklarata u depozituan pranë Parlamentit të vendit dhe Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Dega e RDK-së në Gostivar dhe Këshilli i Përkohshëm Drejtues i RDK-së si organ ekzekutiv i partisë i kërkon Mirsada Asanit që të kthen mandatin e pamerituar të deputetit sepse kjo kandidate është nominuar nga ana e Kuvendit Qëndror të parties, dhe jo nga vetja e vete, që nuk e ka merituar me asnjë kontribut dhe angazhim të zgjedhjeve të fundit parlamentare në vendbanimin e saj.

Nese personi pa intergitet moral politik nuk respekton vendimin e Kuvendit Qendror të RDK-së , dega e RDK-së me unanimitet vendosi që Mirasada Asani të përjashtohet nga radhet e RDK-së dhe të njëjtës i ndalohet të thiret publikisht dhe politikisht në emër të RDK-së.

RDK do të ngrejë procedur gjyqësore ndaj persones pa integritet moral politik dhe do i kërkon të kompenzoj të gjitha shpenzimet e RDK-së nga zgjedhjet e fundit parlamentare dhe këto fonde financiare do i shpenzon në ngritjen e kulturës demokratike dhe përforcimin e etikës dhe moralit politik të poltikanëve shqiptarë në vend.

Nëse ky veprim hipokrit i këtij personi të papërgjegjshëm nuk anulohet nga ajo vet, besojm se Zoti i madhërishëm do e dënon në mënyrë meritore për këtë turp të madh politik.

Me këtë vendim për përjashtim të Mirsada Asanit nga radhët e RDK-së obligohet Këshilli i përkohshëm drejtues të informon Parlamentin e vendit edhe Komisionin Shtetëror Zgjedhor.

Kryesia e Degës së RDK-së Gostivar

Shërbimi për Informim - RDK