20Gusht2017

RDK kërkon shkarkimin e kryeshefit të SPB-së në Tetovë, Faredin Zenuni

23.04.2014 - Rilindja Demokratike Kombëtare shpreh shqetësimin për politizimin dhe partizimin e skajshëm të strukturave udhëheqëse të policisë, drejtuesit e së cilës kohëve të fundit nuk e kanë problem as ta shkelin ligjin, duke bërë publik animin e tyre partiak.

RDK tërheq vëmendjen se pjesëmarrja e dokumentuar edhe përmes fotografive e Kryeshefit të Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, Faredin Zenuni, në fushatën parazgjedhore të BDI-së, në kundërshtim me ligjin, është një ugur i keq se njerëzit që duhet të jenë të paanshëm, të garantojnë rregullsinë e procesit zgjedhor dhe të zbatojnë ligjin njësoj për të gjithë, mund të jenë pjesë e skenareve që do të tentojnë të favorizojnë BDI-në, duke ndërhyrë në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Së këndejmi, RDK i bën thirrje Ministres së punëve të brendshme që ta suspendojë nga detyra personin në fjalë dhe të inicojë procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë përmes kontrollit të brendshëm të kësaj ministrie.

Shërbimim për Informim - RDK