23Tetor2017

Ballafaqimi demokratik i liderëve shqiptarë me liderët maqedon për tu demaskuar politika dështake të qeverisë Vmro-Bdi

19.04.2014 - Në vazhdën e takimeve parazgjedhore të RDK-së në rajonin e komunës së Tetovës u prezentua platforma zgjedhore e RDK-së në fshatrat e komunës së Bervenicës. Para të pranishmive kandidati për deputet Izet Zeqiri prezentoi dështimet e shumëta të qeverisë Vmro-Bdi në lëmin e infrastrukturës, investimeve kapitale, investimeve të huaja, në arsim dhe kultur dhe në përfaqësimin cilësor të shqiptarëve në institucionet publike.

Izet Zeqiri argumentoi paaftësinë e ministrave shqiptarë të Bdi në të gjitha resoret për të ofruar mundësi të barabarta për të marur fondet financiare në bazë të projekteve të ndryshme në veçanti nga kredit e buta që ofrohen nga BMZH si pasojë e monopolizimit në menaxhim të këtyre institucioneve nga Vmro-dpmne dhe raporti vazal që kan ndërtuar kuadrot e Bdi-së.

Deputeti Zeqiri argumentoi se RDK ka program analitik dhe kuadro të pregaditura që do të alokojn para të mjaftueshme publike për zhvillimin cilësor të arsimit, kulturës, ekonomisë dhe hapjen e perspektivës për rininë shqiptare.

Kryetari i RDK-së Rufi Osmani theksoi se gënjshtrat e Bdi-së i demantoi publikisht vet shefi i tyre Nikolla Gruevski i cili argumentoi nëpërmjet marketingut të tij publik në mediumet në gjuhën shqipe se kuadrot e Bdi-së janë të paaftë dhe se nuk kanë punuar për të realizuar projekte në dobi të shqiptarëve dhe të vendbanimeve shqiptare. Në çdo vend demokratik ballafaqimi i liderëve të partive politike të pozitës dhe të opozitës është domosdoshmëri që elektorati të kupton të vërtetën.

Është koha e fundit që të ndodhë ballafaqimi publik në mediumet nacionale i Nikolla Gruveskit, Ali Ahmetit, Zoran Zaevit, Menduh Thaçit dhe në këtë debat unë si kryetar i Rdk-së jam i pregaditur të jem prezent së bashku me përfaqësues tjerë të opozitës përfundoi kryetari Osmani.

Shërbi mi për Informim - RDK