18Dhjetor2017

Demokracia është pranë një rreziku të madh

12.04.2014 - Karavani i RDK-së me në krye Rufi Osmanin vazhdoj me takimet e radhës në Reçan, Vërtok, Raven, Zdunjë, Banjicë e epërme dhe Banjicë e poshtme. Në këtë karavan të vullnetit të mirë, banorët e këtyre fshatrave vazhdojn fuqishëm të përkrahin RDK si shpresë e vetme që duhet mbështetur dhe përkrahur deri në frymën e fundit.

Kryetari i RDK-së Rufi Osmani në këto fshatra shqiptare theksoi se demokracia është pranë një rreziku të madh duke potencuar presionet e mëdha që bëhen mbi njerëzit e vullnetit të mirë pikërisht nga njerëzit e BDI-së që në fjalorin e tyre kanë vetëm NATO, BE, dhe demokracinë. Këto institucione ndërkombëtare nuk njohin nocionet e presioneve, shantazheve pikërisht nga njerëzit që tërë ditën thirren në emër të vlerave demokratike. Kryetari Osmani kërkoi nga njerëzit e vullnetit të mirë që njëherë e përgjithmonë ti thojnë mjaft më kërcënimeve dhe presioneve, dhe të dalin në mbrotje të votës së lirë në ditën e votimit.

Sipas Kryetarit Osmani, demokracia rrezikohet nga këta njerëz edhe me thirrjen për bojkot të zgjedhjeve presidenciale.

“Ambasadori Orav foli qartë se termi ‘bojkot’ nuk njeh demokracia dhe mu për këtë arsye partia që tërë kohën është thirr në emër të demokracisë ka kapur bishtin e vet rreth bojkotit të zgjedhjeve presidenciale për të treguar se punojnë për shqiptarët dhe për vlera demokratike, ndërsa vazhdojnë të bëjnë thirrje për vlera jodemokratike duke kundërshtuar institucionet ndërkombëtare dhe duke paraqitur një terr informativ sëbashku me partnerin e tyre Vmro-dpmne, theksoi Osmani.

Para të pranishmëve foli edhe Izet Zeqiri ku theksoi se diskriminimi i madh ekonomik për shqiptarët nuk mund të tolerohet më. Sipas Zeqirit, BDI ka dështuar në të gjitha drejtimet për sa i përket investimeve kapitale në vendbanimet shqiptare dhe kur mblidhen me vitet e të qenurit në pushtet për një dekadë, në sipërfaqe del një diskriminim për shqiptarët rreth 1 miljardë euro. Izet Zeqiri foli edhe për diskriminimin në sferën e energjetikës dhe se kësaj pune duhet ti vijë fundi.

Kryetari i shtabit qëndror dhe njëherit edhe kandidat për deputet Vesel Memedi foli për frikën që partia në pushtet BDI tenton të mbjelle te popullata shqiptare dhe se është turp i madh për njerëzit që i kemi përkrahur në kryengritjen e armatosur për të luftuar ‘frikën’ e kohës moniste, tani të njejtit njerëz janë duke luftuar me të madhe të mbjellin po të njëjtën frikë te popullata shqiptare. Kjo është një situatë e patolerueshme dhe përfundimisht duhet çuar zërin lartë për të marrë frymë lirshëm njëherë e përgjithmonë.

Shërbimi për Informim - RDK