23Tetor2017

Struga e ka rastin më 27 prill ta largojnë nga skena politike Ramiz Merkon

11.04.2014 - Dje në një atmosferë vllazërore dhe entuziaste, një përfaqësi e Rilindjes Demokratike Kombëtare, e përbërë nga Nënkryetari i RDK-së Dr. Artan Dika, Bartësi i listës së RDK-së për nëjsinë nr. 5, njëherit Kryetar i Degës së RDK-së në Strugë, Avokati Ardian Demiri dhe Kryetari i shtabit zgjedhor të RDK-së të kësaj njësie, Z. Arban Lita, u takuan me banorët e fshatit Dollogozhdë.

Në bashkëbisedimin e hapur dhe vllazëror, në prani të një numri të madh të banorëve të fshatit, u bë promovimi i kandidatëve të RDK-së në njësinë 5 dhe u shkëmbyen mendime për situatën aktuale në komunë dhe më gjerë.

Në fjalën e tij Nënkryetari i RDK-së, Dika, potencoi se RDK-ja sot është në një situatë shumë më të mirë së para 3 vitesh dhe se janë gjasat reale që ajo të ketë grupin e saj parlamentar pas zgjedhjeve të 27 prillit. RDK-ja ka kandiduar si bartës liste në njësinë 2 Xhezair Shaqirin, Komandant Hoxhën, në shenjë respekti dhe vlerësimi të atyre që bënë luftën e vitit 2001 dhe sakrifikuan shumë për idealet e saj, ashtu si edhe Nuri Mazari, Komandant Struga, nga Dollogozhda.

Fatkeqësisht idealet e kësaj lufte u tradhëtuan nga ata që erdhën më pas në pushtet dhe interesat e popullit shqiptar i shkëmbyen me përfitime dhe mbushje xhepash për vete. Nënkryetari Dika theksoi se ndryshe nga tre vite më parë, tani në njësinë 5 përballë listës së të korruptuarve të BDI-së garon vetëm lista me figura të pastra e RDK-së. Si rregull deputeti i dytë i BDI-së në njësinë pesë ka shkuar me shumë vështirësi, prandaj janë gjasat reale që Struga dhe vet Dega e BDI-së në Strugë ta nxjerrin jashtë loje me votën e 27 prillit Ramiz Merkon, të keqen e madhe që kanë brenda vetes. Bojkotimi vetëm sa favorizon partitë maqedone dhe partinë shqiptare në pushtet.

Në fjalën e tij bartësi i listës së RDK-së për njësinë 5, Avokati Demiri numëroi një varg dështimesh skandaloze dhe keqpërdorimesh të bëra nga Ramiz Merko gjatë tetë vitesh të qeverisjes së tij me komunën e Strugës. Ai përmendi çështjen e ujësjellësit të fshatit Llabunisht, një investim i mbetur përgjysme që kushton më pak se shpenzimet e bëra për dreka e darka. Kanalizimi i premtuar deri në fshatin Dollogozhd dhe i deklaruar si i përfunduar, ndërkohë që ai ka mbetur në gjysmë, arave të fshatrave të zonës , ishte edhe një shembull tjetër i rëndë i dështimeve të njerëzve që tani kërkojnë të bëhen deputetë me votat e popullit.

Këto zgjedhje janë rasti që Struga dhe vet dega e BDI-së në Strugë të pastrohen duke e larguar nga skena politike Ramiz Merkon, si shkaktari i shkatrrimit të Strugës në tetë vitet e kaluara. Nëse kjo nuk bëhet me 27 prill ky person do vazhdojë ta mbajë peng dhe ta dëmtoj Strugën edhe më tej.
Banorët e pranishëm shprehën njëzëri mbështetjen e tyre të parezervë për listën e RDK-së.

Shërbimi për Informim - RDK