20Gusht2017

BDI krijoi klasën e të rinjëve parazit në administratën publike dhe shtetërore

11.04.2014 - Në takimin parazgjedhor me rininë e RDK-së në Gostivar u prezentua platforma zgjedhore nëpërmjet një analizë të mirëfillit të gjendjes së mjerueshme aktuale dhe mundësive për të rikthyer shpresën e humbur për rinin shqiptare. Para të pranishmive u mirëprit prezentimi mjaft elokuent i kandidatit për deputet Vesel Memedi që në Gostivar është personifikim i suksesit në sport dhe arsim.

Vesel Memedi theks të veçant në diksutim i kushtoi diskriminimit institucional që pamundëson mundësi të barabarata për shkolllim dhe punësim që është praktikë e instaluar në periudhën e qeverisë aktuale Bdi-Vmro. Përkujdesja për rinin nëpërmjet fondeve të veçanta për shkollimin dhe punësimin e kuadrove të ri të talentuar do jenë në prioritet të angazhimit të RDK-së nëse merr mandatin e popullit shqiptarë.

Kryetari i RDK-së Rufi Osmani theksoi se janë politikat e gabuara ekonomike dhe fiskale të qeverisë Vmro-Bdi që duke harxhaur miliarada euro para publike në mënyrë jotransparente dhe joproduktive kanë sjellë ekonomin e vendit dhe qytetarët para kolapsit të likuiditetit. Rritja e pajustifikueshme e buxhetit të vendit për dy miliard euro për dhjetë vjet dhe rritja enorme e borxhit publikë në 5 vitet e fundit rezikon që Maqedonia të bëhet vendi i dytë në Ballkan që do të ballafaqohet me falimentinin e paevitueshëm. Këto politika të gabuara qeveritare krahas rritjes enorme të numrit të të punësuarve në sektorin publik joproduktiv janë shkaku kryesor se pse kjo qeveri ka dështuar në ofertën e saj për të zhvilluar ekonomin, për të zvogëluar papunësinë dhe për të ofruar më shumë vende pune për rinin.

Edhe ato pak punësime që bëhen bëhen nëpërmjet filtrit ekstrem partiak duke paguar korrupsione të majme funksionarëve të Vmro-së dhe Bdi-së. E veçanta e dështimit të Bdi-së në këtë drejtim është politika e revanshizimit ekstrem ndaj kundërshtarëve politikë dhe krijimi i klasës parazite të të rinjëve që janë të punësuar dhe që marin rroga ndërsa kjo parti nuk mund ti sistemon në vende pune dhe të bëjnë përvojë reale dhe karrierë profesionale . Këto politika të degradimit të rinisë shqiptare do të përfundojn me rëximin e qeverisë së korrupsionit institucional Vmro-Bdi.

Për politikat e RDK-së në kuptim të përkujdesjes institucionale ndaj të rinjëve foli Elita Miniri duke potencuar se mandati qeverisë i RDK-së në Gostivar ishte mandat ku nga punësimet e përgjithëshme në arsim dhe administrat bazuar në kriteriumin e meritokracis dhe barazis gjinore dhe sociale u punësuan mbi 70% të rinjë të profileve të ndryshme.

Shërbimi për Informim - RDK

altaltaltaltaltalt