17Gusht2017

Vota për RDK-në votë kundër diskriminimit ekonomik të shqiptarëve

09.04.2014 - Karavani i Rilindjes Demokratike Kombëtare me në krye Rufi Osmani dhe kandidatët për deputet vizitoi Balindollin, Çajlën dhe Forinën. Në një atmosfere tepër miqësore u prezentua programi zgjedhorë i RDK-së. Kryetari Osmani theks të veçant i kushtoi dhunimit të demokracisë dhe procesit të zgjedhjeve të vitit të kaluar me çka u përmbys vullneti i popullit shqiptarë nga tandem Bdi-Vmro-dpmne duke lënë pasoja shumë negative në komunën e Gostivarit.

Këto pasoja sot janë evidente në një revanshizëm ekstrem duke zbatuar një diferencim të paparë ideopolitikë ndaj anëtarëve të RDK-së të punësuar në sektorin publik dhe në anashkalimin e vendbanimeve shqiptare në leminin e investimeve publike. Në mandatin 2009-2012 nga kryetari Osmani në këto venbanime u investua në projekte të ndryshme infrastrukturore mbi 1,5 milion euro ndërsa pushteti i Bdi-së nuk ka investuar për 10 vite asnjë euro.

Politikat e qeverisë Vmro-Bdi në nivel nacional në sferën e investimeve publike dhe në lëmin e orientimit të investimeve të huaja shkojnë vetëm në Shkup dhe në vendbanimet maqedonase duke anashkaluar në tërësi vendbanimet shqiptare me çka papunësia dhe varfëria te shqiptarët ka aritur në nivele ekstreme dhe është shkaku kryesor për ikje masive të rinisë shqiptare.

Diskriminimi ekonomik dhe investiv që sot u bëhet shqiptarëve është tradhëtia më e madhe dhe dështimi më i madhë i Bdi-së në mandatin e deritashëm politikë. Vota për RDK-në dhe kandidatët e saj do të jetë garancion se nga buxheti i shtetit do miren parat publike që na takojnë dhe do punohet intenzivisht në fillimin e ciklit investiv për hapjen e vendeve të reja të punës në vendbanimet shqiptare përfundoi Osmani.

Para të pranishmive ju drejtua edhe shefi i shtabit zgjedhor Vesel Memedi i cili tha se është koha që njerëzit e vullnetit të mirë ti thojnë mjaft më gjënjeshtrave dhe manipulimeve për punësimin e 100 mijë vetave përshkak se këta njerëz për 12 vite sa janë në pushtet qëndror ose lokal, nuk kanë mund të punësojnë as 10% e këtij numri. Është koha që njerëzit e vullnetit të mirë mos të tolerojnë sjellje të kësaj natyre të mashtrimit dhe manipulimit me rininë shqiptare.

Vesel Memedi gjithashtu foli edhe për vlerën e çdo vote të secilit duke argumentuar se vota e secilit është e shenjtë dhe se ky është investimi dhe kapitali më i madh i çdo shqiptari. Ky kapital i madh duhet mbrojtur me çdo kusht në ditën e votimit sepse në të kundërtën për katër vitet e ardhëshme do të duhet duruar revanshizmin e paparë të egër në arsim, biznes, investime dhe sferat tjera të jetës.

Kandidati për deputet Sedat Zulbeari theksoi se RDK do e kthen dinjitetin e shtetit ligjor dhe nuk do lejon politizimin e administratës dhe të pushetit gjyqësor si garantues të të drejtave të qytetarëve.

Shërbimi për Informim - RDK

altaltaltaltaltaltaltaltaltalt