18Dhjetor2017

Të mposhtim koalicionin e krimit politik të indetifikuar në tandemin Bdi-Pdsh

08.04.2014 -Rilindja Demokratike Kombëtare hapi shtabin zgjedhor në fshatin Debresh të Gostivarit. Nga ky fshat për deputet garojnë Enver Osmani në njësinë numër 7 dhe Sedat Zulbeari në njësinë numër 6.

Kryetari i RDK-së në Debresh porositi se rilindasit e RDK-së do ti godasin direkt në zemër deputetet e krimit politike në palamentin e Shkupit në mandatin e radhës që të kthejnë shpresën e humbur të shqiptarëve dhe të ndërpresin shpërbërjen e indit shqiptarë në Maqedoni.

 

‘’Është koha që RDK të merr timonin nga mashtruesit dhe keqpërdoruesit e votës shqiptare, të dy konkurentëve të partive tjera shqiptare që nuk janë asgjë tjetër përveç një instrument- satelit të Vmro-Dpmne-së njeri i Sasho Mijalkovit dhe tjetri i Nikolla Gruevskit. Duke votuar RDK-në ju të nderuar shqiptar votoni për sakrificën, dijen, nderin, për perspektivën tuaj ekonomike dhe për perspektivën e rinisë shqiptare. Keni rastin që në Gostivarin e flamurit shqiptarë të mposhtim koalicionin e krimit zgjedhor të treshes Ahmeti-Thaçi-Mijallkov që vitin 2013 e vjodhën fitoren në komunën e Gostivarit. Duke votuar për RDK-në ju do mposhtni marksizëm leninizmin e Ali komunistit që tashmë është bërë kërcënim për demokracinë shqiptare dhe që synon të shpërngul shqiptarët për në Përëndim që ai dhe klani i tij të krijojnë oazën e krimit’’ theksoi mes tjerash Rufi Osmani, kryetar i RDK-së.

Fjalë përshëndetëse mbajti edhe Izet Zeqiri i cili nëpërmes numrave argumentoi dështimet e kësaj qeverie në plan ekonomik dhe politik.

"Gjatë gjith kohës kam publikuar numra dhe fakte për të gjitha keqpërdorimet e kësaj qeverie, nuk është e pranueshme që 12 vite në qeveri dhe ende tentojnë të mashtrojnë popullin shqiptar. Ju rikujtoj se flamuri kombëtar shqiptar nuk përdoret në shum vendbanime ku jetojnë shqiptar, gjuha shqipe asesi të bëhet zyrtare sepse nuk janë përgaditur BDI për të ndryshuar gjendjen. Ne kemi grupin më të mirë më të përgaditur për të udhëhequr shqiptarët në Maqedoni. Sepse puna ime në parlament e vërtetoi se për të aritur sukses duhet 1% intelegjenc dhe 99 % djers, dhe në radhët tona i gjeni kandidatët dhe njerëzit që dijnë ta shfrytëzojnë intelegjencën në shërbim të interesave të popullit’’ potencio Izet Zeqiri.

Kandidati për deputet Sedat Zulbeari në fjalimin e tij potencoi se partitë shqiptare më të mëdha vazhdimisht akuzojnë njëra tjetrën për dështimet dhe tash është koha që këta politikan ti zëvendësojmë me njerëz të cilëve nuk u mungon dija, vizioni, kompetenca, gatishmëria për të sakrifikuar dhe të gjithë këto vlera janë sinonim i RDK-së.

Fjalë rasti mbajti edhe kryetari i Shtabit Zgjedhor Vesel Memedi i cili tha se dy partive tjera politike nuk u pëlqejnë që tjerit të flasin, por është koha që populli të flas nëpërmes RDK-së, është koha që populli të çlirohet nga ky mankth e kjo krizë ekonomike sociale, e shkaktuar nga kjo qeveri, është koha që populli të flas lirshëm dhe pa frikë.


Shërbimi për Informim - RDK

altaltaltaltaltaltaltaltaltaltaltalt