22Nëntor2017

RDK tubim në Vjenë të Austrisë

07.04.2014 - Në një atmosferë impozante Rilindja Demokratike Kombëtare është partia e vetme shqiptare që për herë të parë e nis kampanjën zgjedhore me diasporën shqiptare në Vienë të Austrisë. Në këtë tubim madhështor që i ngjasonte tubimeve që oganizohen në vendlindje morrën pjesë Kryetari i RDK-së Rufi Osmani, kandidati për diasporë Enver Osmani si dhe antari i Kryesisë Qëndrore Vesel Memedi.

Në fjalimin e tij, Vesel Memedi theksoi për urgjencën e madhe që kemi si komb që të kthejm besimin reciprok të njëri-tjetri dhe këtë obligim të madh e kanë vet liderët e partive shqiptare, edhe pse disa prej tyre janë shkaktarët kryesorë e humbjes së besimit të njerëzve për çështje jetike të mbijetesës sonë si komb. Besimi dhe “besa” që kanë qenë vlera më të çmueshme të kombit tonë, sot thuajse nuk ekzistojnë në vokabularin tonë dhe kjo është një rezik i madh për respektin e ndërsjelltë në mes vete dhe në relacion me kombet tjera. Vesel Memedi theksoi se është pikërisht diaspora shqiptare, si pjesa më vitale dhe më e shëndoshë e kombit tonë, ajo që duhet të inicoj bile edhe të detyroj liderët shqiptarë që të rikthejn vlerën e besimit të njerëzve se sendet mund të ndryshojnë në të mirë të shqiptarëve, ashtu si kanë inicuar me kohë të gjitha lëvizjet e mëdha politike me dekada me radhë.

Kandidati I diasporës Enver Osmani foli rreth sakrificës së tij që do të bëj si deputet I diasporës në mbrojtje të interesave të diasporës që deri më tani asnjëri nuk e ka bë as për së afërmi. Sipas Osmanit, shqiptarët në Europë janë mbi 150 mijë dhe si të tillë meritojn që ti përfaqësone një deputet shqiptar që për çdo ditë i ndjen brengat e diasporës shqiptare në të njëjtën mënyrë si çdo mërgimtarë tjetër që jeton në mërgim.

Enver Osmani theksoi se do të jetë urë lidhëse për të gjitha problemet që ka diaspora në mes tyrë dhe institucioneve shtetërore jo vetëm në Maqedoni, por edhe me institucionet e huaja shtetërore ku edhe jeton diaspora shqiptare. Ai do të bëj maksimumin në mbrojtje të interesave elementare si pritja e madhe e mërgimtarëve tanë në kufirin e vendit të tyre kur vijn në pushime, përshpejtimi i realizimit të kërkesave të mërgimtarëve në sportelet e ndryshme shtetërore, kujdes më i madh ndaj mërgimtarëve duke patur parasysh remitancat e mëdha që diaspora shqiptare sjell në vendlindje si dhe shumë probleme tjera që kanë mërgimtarët në përgjithësi.

Sipas Enver Osmanit, vetëm në këtë mënyrë do të mund diaspora shqiptare të rikthej besimin e humbur te politika dhe politikanët në përgjithësi.

Në fjalimin e tij që preku çdo zemër të mërgimtarëve që ishin prezent në numër të madh, Kryetari i RDK-së Rufi Osmani foli rreth peshës së madhe që diaspora ka patur në të kaluarën dhe vazhdon të ketë peshë edhe më të madhe në rregullimin e jetesës sa më të mirë për të gjith shqiptarët pavarsisht a jetojn jasht apo mbrenda vendlindjes. Sipas Kryetarit Osmani, mërgata shqiptare aq shumë ka sakrifikuar ndërsa politikanët shqiptarë kurë nuk e kanë pa të udhës që të japin llogari para mërgimtarëve për të ‘arriturat’ dhe dështimet e tyre për një periudhë të gjatë kohore të veprimit të tyre në politikë.

Kryetari Osmani gjithashtu ripërsëriti për të satën herë idenë e RDK-së që të dilet me një kandidat të përbashkët shqiptarë për president të shtetit me qëllim që të shihet fuqia e votës shqiptare në Maqedoni, por kjo ide nuk u pranua aspak nga asnjëra parti tjetër shqiptare. Në të njëjtën kohë, Kryetari Osmani sërish foli edhe për idenë e RDK-së që të dalim me një listë të përbashkët të deputetëve ku sëpaku do të ishin fituar 30 deputetë në parlamentin e Maqedonisë, por edhe kjo ide nuk është pranuar nga dy partitë tjerra. Kjo edhe njëherë rikonfirmon qëndrimin tonë se këta njerëz nuk janë për unitet të shqiptarëve, dhe pse nuk janë për unitet e dinë shumë mirë vetë liderët e këtyre dy partive, theksoi Kryetari Rufi Osmani.

Shërbimi për Informin - RDK

altaltaltaltaltalt