17Gusht2017

RDK sot hapi zyrtarisht shtabin e saj elektoral në qytetin e Strugës

05.04.2014 - Rilindja Demokratike Kombëtare sot hapi zyrtarisht shtabin e saj elektoral në qytetin e Strugës

Në fjalën e tij bartësi i listës së RDK-së në për zonën pesë Ardian Demiri potencoi se RDK është një forcë serioze dhe një oferte dinnjitoze.

”Ti themi jo politikës së gabuar të udhëhequr nga njerëz të gabuar sidomos në dekadat e fundit dhe tu themi se koha është për dicka tjetër.Koha është për cilësinë dhe rininë dhe koha është për ndryshimin.Ndryshimi sigurisht nuk vjen me figura të cilat deri më sot përveç se kanë marr nuk i kanë dhënë asgjë këtij populli. Ndryshimi vjen nëpërmjet figurave dhe njerëzëve të cilët me veprimtarinë e tyre private dhe publike janë dëshmuar të cilët me përgjegjësi do të kryejn mandatin e popullit” potencoi Demiri.

Nënkryetari i RDK-së, Artan Dika nënvizoi se kjo parti në zonën e pestë zgjedhore kandidon Ardian Demirin një intelektual të dëshmuar i cili ka treguar veten edhe si përfaqësues i qytetarëve të Strugës në Këshillin komunal.Sipas Dikës vota për RDK dhe Ardian Demirin është një mundësi që qytetarët të përfaqësohen në parlament nga një intelektual i dëshmuar që i njeh ligjet dhe cështjet dhe jo nga figura të konsumuara dhe të harxhuara.

”RDK është oferta e vetme e pastër përderisa partitë e tjera presin në rend për tu takuar me kreun e sherbimit sekret të Maqedonisë RDK i ka dyert e mbyllura për njerzit e tillë.Në këto zgjedhje RDK ka gjasa reale të krijoj grup parlamentar këtë fakt duhet ta kemi parasysh dhe të mos biem pre e propagandave që po përçahet vota shqiptare”, përfundoi Dika.

Fjalë rasti para të pranishmëve u prezantua Arban Lita shef i shtabit të RDK-së për Strugën i cili nënvizoi mbështeja nga rinia është një faktor që do të determinoj suksesin e RDK-së në zonën e pestë zgjedhore.

Shërbimi për Informim - RDK