17Gusht2017

Murtishi: Largohem nga BDI-ja, bashkohem me RDK-në

13.03.2014 - Bujar Murtishi anëtarë i Kryesisë së Këshillit vendor të BDI-së, në fshatin Ladorisht, është larguar nga kjo parti, duke iu bashkangjitur Rilindjes Demokratike Kombëtare.

Murtishi për nje hap të tillë është motivuar nga pakënaqësia e madhe që ekziston te shqiptarët, per shkak te defaktorizimit të skajshëm dhe nevojës për një ndryshim cilësor, i cili, sipas tij, mund të ndodh duke mbështetur alternativën e Rufi Osmanit.

’’Duke e analizuar situatën destruktive dhe jotoleruese gjatë kohës së afërt që lam pas nisur kjo nga joserioziteti dhe lufta e fraksioneve pro dhe kontra brenda strukturës ku aderoja, vendosa që me vullnetin tim në funksion të së mirës, të aderoj në RDK.

Për momentin shpresa e vetme për ndryshim dhe dalja nga pengmarrja e politikes shqiptare kalon vetëm nga RDK-ja e Rufi Osmanit. RDK-së në Strugë në ditët në vazhdim do t’i bashkangjiten edhe anëtërë dhe intelektual të shumtë’’, tha Bujar Murtishi

Shërbimi për Informim - RDK