18Dhjetor2017

Lidhja mes pushtetit me qendrat e përfitimit - “paratë janë zot i kohës sonë”

12.03.2014 - Qeveria dhe Kuvendi si një ekran i madh na mundëson haptazi t’i shohim të besuarit e popullit se si akuzohen për suitën e korruptuar të njëri-tjetrit. Në situata të këtilla ky ekran e ka vështirë të shpëtojë dhe të mbrojë nderin e popullit, sepse sot secili shërbehet me filozofinë e Hajnerit duke thënë se “paratë janë Zot i kohës sonë”, kurse vetëm ne jemi profetët e tij.

Në këtë kontest pyesim: kur paratë do të jenë zot i ekonomisë së projekteve, fabrikave, i punësimit, mirëqenies materiale të shqiptarëve?. Përgjigje në këtë pyetje nuk ka, pasi vetëdija e politikanëve pohon se fitimi udhëheq në politikë, populli nuk ndërron mendje dhe këto punë nuk i përzien. Ai parimisht thotë: votat udhëheqin në politikë, kurse fitimi udhëheq vetëm në ekonomi.

Vetëm atëherë kur paratë do të orientohen në bazë të projekteve kah firmat me biznes të qëndrueshëm, të cilët do të ofrojnë punësime të kontingjenteve të shqiptarëve të papunë, kur do t’i ushqejmë projektet ekonomike kombëtare, kur do të kemi politikanë të pastër, të cilët do të mund ta akuzojnë lojën e fshehtë të megabankave dhe lidhjen e ngushtë midis qendrave të pushtetit me qendrat e përfitimit.

Izet Zeqiri - Sekretar i RDK-së