17Gusht2017

Urime 8 Marsi

08.03.2014 - Sot, kur gratë festojnë ditën e tyre, ato me krenari mund të shohin mbrapa në luftën shekullore për paqe, barazi dhe drejtësi.

Rilindja Demokratike Kombëtare punon në barazinë dhe respektin ndaj grave në arsim, në jetën sociale si dhe ndarjen e përgjegjësive dhe obligimeve në familje. Por vetë gratë duhet të kërkojnë më shumë, ta ngrenë zërin më tepër, sepse jetojmë në një shoqëri që nuk ka përse gruaja të mos jetë e pranishme në të gjitha sferat e politikës dhe të shoqërisë, të shkencës dhe kulturës.

Shprehi falënderim të thellë për kontributin të cilin gjitha nënat, motrat dhe vajzat shqiptare e japin për zhvillimin e një shoqërie më të mirë në trojet tona.

Urime të përzemërta, barazi, liri dhe respekt për gjithë jetën!

Rufi Osmani
Kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare