17Gusht2017

Mesazh Urimi për 7 Marsin

06.03.2014 - Të nderuar mësues të kombit shqiptar

Shënimi i ditës së mësusesit shqiptarë është një nga ditët më të shënuara në kujtesën e kombit shqiptar që ka lënë gjurmë të pashlyeshme historike. Dita e mësuesit shqiptar është dita e shkronjave dhe alfabetit shqip që e kishin kuptimin e fanarëve të dritës dhe shpresës historike.

Falë shkronjave shqipe dhe mësuesve shqiptarë u shpëtua kombi shqiptar nga rreziku i asimilimit dhe zhbërjes përgjat historisë.

 Sot në kohën e globalizimit, rritjes së konkurencës globale dhe ndarjes jo të drejtë të resurseve në nivel botëror kërkohet vetëm dije cilësore. Dija cilësore sot është resursi kryesor që garanton përparim dhe zhvillim të një kombi në një botë ku vetëm individët dhe kombet e ditura e kanë të garantuar perspektivën.

Puna e respektuar e mësuseve shqiptarë në edukimin e brezave të rinjë më jep të drejtën dhe kënaqësinë t’јu uroj në emrin tim personal dhe të Rilindjes Demokratike Kombëtare.

Gëzuar 7 Marsin!

Rufi Osmani
Kryetar i Rilindjes Demokratike Kombëtare