18Dhjetor2017

Enver Osmani kandidat i RDK-së për Europën

05.03.2014 - Rilindja Demokratike Kombëtare do të garon nw zgjedhjet e parakohëshme parlamentare me kandidatin Enver Osmanin për Evropën që përfshinë Njësinë Zgjedhore 7.

Enver Osmani është nga fshati Debresh i Gostivarit ku edhe ka kry shkollën fillore ndërsa shkollën e mesme dhe fakultetin e pedagogjisë e ka kryer në Universitetin e Cyrihut dhe është një poliglot i vërtetë ku njeh tetë gjuhë të huaja. Momentalisht është drejtor dhe pronar i organizatës ChangeKultur ku kryesisht përfshin sferën psikosociale me këshillime dhe intervenime në raste krize dhe konflikte në Kantonin e Cyrihut. Enver Osmani më shumë njihet si person që ka dhënë një kontribut të madh në sportin shqiptar për diasporën, sidomos si menaxher në klubin e mirënjohur të diasporës FC Kosova.

Me Enver Osmanin, RDK edhe zyrtarisht hyn në garën e zgjedhjeve të parakohëshme për diasporën, edhe ate në Evropë, dhe deri më tani janë marrë të gjitha masat e duhura për të fituar kandidati i RDK-së për Evropë, Enver Osmani. Për këtë arsye është formuar edhe komisioni i diasporës ku sëbashku me Kryesinë e lartë të partisë, Kryetarin Rufi Osmani dhe sekretarin gjeneral Izet Zeqiri do të marrin pjesë në disa qytete evropjane për të promovuar kandidatin e Evropës nga radhët e RDK-së.

Shërbimi për Informim - RDK