17Gusht2017

RDK me ofertë të sinqertë

04.03.2014 - Të dashur miq, intelektual, vizioni pa aksion është si një ëndërr me sy hapur, por aksioni pa vizion dhe pa mbështetje është një ankth i vërtetë. RDK bënë ofertën dhe i fton njerëzit që janë të gatshëm të ndërmarrin rrezik, që kanë parasupozime për të ardhmen e shqiptarëve në mënyrë më optimiste, mund të marrin edhe përgjegjësi përfaqësimi në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare gjithandej ku janë shqiptarët. Ne jemi të përgatitur ta kthejmë hierarkinë e vendosjes në anën e kundërt në dobi të përfaqësimit cilësor të shqiptarëve.

 

Pozita aktuale e shqiptarëve nuk është aspak më e mirë se në vitet e nëntëdhjeta. Segregimi ndjehet në të gjitha sferat e jetës. Qeveria aktuale është katalizatore kryesore e tij. Vota shqiptare kurrë gjatë këtyre decenie të pluralizmit nuk ka qenë më e devalvuar në tregun politik të RM-së. Marrëdhëniet ndëretnike, ndërkonfesionale dhe ndërkulturore në Maqedoni edhe më tutje mbeten brengë për funksionimin e mirëfilltë të shtetit. Maqedonia në plan të brendshëm ballafaqohet jo vetëm me problemet e lartpërmendura, por edhe me probleme shumë të rënda sociale dhe ekonomike si dhe probleme me identitetin shtetërorë në plan të jashtëm. Shteti nuk funksionon sipas principeve të demokracive bashkëkohore ku tolerance dhe mirëkuptimi e zëvendësojnë egoizmin politik dhe dominimin e më të fortit por sipas principeve të etnokracisë dhe partiokracisë që nuk paraqesin një garanci për perspektivën e qëndrueshme të shtetit. Marrëdhëniet e çrregulluara ndëretnike paraqesin një bombë të tempuar.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të zhvillohen në fund të prillit të këtij viti ne si RDK i shohim si mundësi për të vendosur standarde të reja në. Konsiderojmë se vetëdija demokratike e qytetarëve shqiptarë në Maqedoni është e një niveli shumë të lartë dhe janë të krijuara kushte që në zgjedhje të garohet nëpërmes programeve cilësore e jo nëpërmes thashethënave, shpifjeve dhe ofendimeve personale.

Të nderuar miq, ka ardhur koha që qytetarëve shqiptarë duke u bazuar në të kaluarën dhe të tashmen tu ofrojmë një vizion të ri për të ardhmen e tyre, familjeve të tyre. Konsiderojmë se janë pjekur kushtet që të ndryshohen qasjet aktuale ndaj politikës.

RDK-së i nevojiten njerëz i duhet ndihmë për forcimin dhe avancimin një politikë të rilindur të shqiptarëve në Maqedoni duke i artikuluar qartë kërkesat e shqiptarëve për të drejtat bazike, barabarësinë dhe lirinë nё të gjitha nivelet dhe duke i zgjeruar ato kërkesa për barazi të plotë të shqiptarëve në të gjitha fushat konformë standardeve të pranuara.

RDK-ja është parti që do të forcojë ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve dhe të hedh bazat e një morali politik kombëtar për afirmim, zhvillim dhe barazi. Ajo me politiken e vetë gjithëpërfshirëse do të ndihmon për realizimi e aspiratave politike, ekonomike dhe kulturore si dhe do ta ngrit rolin politik, shoqëror dhe kulturor të popullit shqiptarë në Maqedoni.

Të dashur miq, intelektual vizioni pa aksion është si një ëndërr me sy hapur, por aksioni pa vizion dhe pa mbështetje është një ankth i vërtetë. RDK bënë ofertë dhe i fton njerëzit që janë të gatshëm të ndërmarrin rrezik, që kanë parasupozime për të ardhmen e shqiptarëve në mënyrë më optimiste, mundë të marrin edhe përgjegjësi përfaqësimi në emër të rilindjes demokratike kombëtare gjithandej ka janë shqiptarët. Ne jemi te përgatitur ta kthejmë hierarkinë e vendosjes në anën e kundërt në dobi të përfaqësimit cilësorë të shqiptarëve.

Izet Zeqiri - Sekretar i RDK-së