16Dhjetor2017

Po ku i ka parkingjet Tetova?

16.02.2014 - Tetova dëshiron të krahasohet me Shkupin me çmimet e parkingut pa investuar asnjë denarë dhe duke uzurpuar hapësirat publike. Komuna e Tetovës kopjon modelin e ndërmarrjes publike “Parkingu i Qytetit” Shkup e cila kompani është shumë profitabile në Maqedoni. E gjithë kjo ka ardhur si kërkesë e madhe e qytetarëve për të gjetur vendparkim në qendër të qytetit dhe çmimeve të larta por edhe të dënimevë që paguajn qytetarët duke u mundësuar fitime me milona euro brenda një viti.

Në Shkup ekzistojnë 20 zona parkingu dhe kapaciteti që mund të parkohen është 4 300 vetura ku menaxhon ndërmarrja publike “Parkingu i Qytetit”, e cila për pesë vite me radhë, pa asnjë lloj investimi – ka uzurpuar çdo hapësirë publike të qytetit.

Çmimi për një orë parking varet nga zona ku parkohet vetura dhe atë në zonën e parë – 45 denarë për një orë, në zonën e dytë – 35 denarë dhe në zonën e tretë – 25 denarë. Sa për ilustrim në tri zonat e parkingut që gjenden në qendër te hoteli “Plaza”, stacioni policor “Beko”, përballë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe përballë “Ramstorit”, brenda një ore parkohen 400 vetura ose gjatë 24 orëve përmes SMS porosive parkohen rreth 4000 vetura. Ndërsa në gjithsej 20 zona të parkingut sa funksionojnë për momentin, brenda 24 orëve parkohen rreth 50 mijë vetura.

Po të bënim llogaritje se sa para inkasohen në kasën e kësaj ndërmarrje brenda 24 orëve, atëherë del qindra mijëra euro në muaj.

Po ku i ka parkingjet Tetova?

Izet Zeqiri - Sekretari i RDK-së

Shërbimi për Informim - RDK