22Nëntor2017

Gënjeshtrat e qeverisë, premtimet për rritje të rrogës nuk u realizuan!!!

12.02.2014 -Po pse nuk reagon askush, pse populli është përshtat me pushtetin (sistemin)?

Në drejtim të përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve, Qeveria NUK REALIZOJ rritjen e rrogave të punëtorëve socialë, kulturorë, shëndetësorë dhe arsimorë, rrogat në gjyqësor, polici dhe ushtri, si dhe rrogat e të punësuarve në administratën shtetërore. 

Në periudhën 2012 - 2015 do të realizohet rritja e rrogave të të punësuarve në sektorin publik prej gjithsej 21,3% edhe atë:

 

- 5% në 1.12.2012
- 5% në 1.12.2013 dhe
- 10% në 1.12.2014.

Në periudhën kohore 2012 - 2015 do të realizohet rritja e pensioneve prej gjithsej 24,2% edhe atë:
- 5% në 1.12.2012
- 7,5% në 1.12.2013 dhe
- 10% në 1.12.2014.

Të gjithë shfrytëzuesve të ndihmës sociale, kompensimi do t'u rritet për 21.3% në periudhën kohore 2012 - 2015, në pajtim me dinamikën për rritjen e rrogave në sektorin publik.

Izet Zeqiri – Sekretar i RDK-së

Shërbimi për Informim - RDK