16Dhjetor2017

Rilindja Demokratike Kombëtare nisi procesin e nominimit të kandidateve për deputet

03.02.2014 - Në mbledhjen e sajë të rregulltë nën udhëheqjen e kryetarit Rufi Osmani kryesia qendrore e RDK-së miratoi vendim për fillimin e procesit për nominimin e kandidatëve potencial për deputet në vigjilje e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare.

Në një debat konstruktiv RDK konstatoi se në vend nuk ekzistojnë kushtet e nevojshme për konkurim të barabart përkundër ndryshimit të kodit zgjedhor, pasi që pa pastrimin e listave zgjedhore dhe pa pjesëmarrës të anëtarëve të opozitës në komisione zgjedhore nuk janë janë plotësuar kushtet demokratike për proces fer zgjedhor.

 RDK i ngel besnik qëndrimit të saj të mëhershëm se vetëm një qeveri teknike gjithëpërfshirëse mund të organizon zgjedhje të lira dhe demokratike dhe mund të zgjidh nyjen gordiane për deblokimin e procesit të integrimit euro-atlantik të vendit.

RDK nëpërmjet idesë së sajë për kandidat konsensual shqiptarë për president të vendit rikonfimoi edhe njëherë se është subjekti i vetëm politikë shqiptarë që interesat kombëtare i ka prioritet ndaj interesave partiake që janë ves i dy partive tjera politike shqiptare.

Në një situat kur BDI dhe PDSH bëjnë garra se kush do përkrah VMRO në iden e sajë për zgjedhje të parakohëshme paralmentare, RDK e vetëdijshme se edhe këto zgjedhje do jenë vetëm zgjedhje por pa zgjidhje të problemeve strategjike të vendit vendosi që të jetë pjesë e këtij procesi të pabarabartë zgjedhor në funksion të rikonfirmimit të ofertës së vetme kombëtare në taborin politikë shqiptarë.

Kryesia qendrore e RDK-së vendosi të mbajë qëndrim mohues ndajë zgjedhjeve presidenciale duke mos qenë pjesë e këtij procesi në asnjë drejtim. Kryesia qendrore e RDK-së formoi komisionin prej 9 anëtarëve me në krye Zenun Ismailin, kryetar i këshillit qendror, komision ky që do të përcakton kriteriumet dhe standardet për kandidim dhe radhitje në listat zgjedhore sipas njësive zgjedhore.

RDK interesim të veçant do i përkushton edhe kandidaturës së sajë në njësin 7 (diasporën shqiptare, njësi ku RDK ka gjasa reale të fiton kandidatin për deputet në Europën Përëndimore.

Kryesia qendrore e RDK obligoi degët e saja të fillojn përegaditjet për zgjedhjet e parakohshme dhe të zhvillojnë debat demokratik për kandidaturat potenciale duke ofruar mundësi bashkëpunimi dhe kandidimi edhe figurave me autoritetet publik në arsim, biznes dhe në lëmi tjera me dobishmëri të përgjithëshme.

Shërbimi për Informim - RDK