23Tetor2017

Në Strugë koalicioni PDSH-VMRO po godasin biznesin e vogël

01.02.2014 - Këshilltari i RDK-së në Këshillin komunal të Strugës Arban Lita reagon ndaj godiidjeve që u bëhen bizneseve të vogla nga ana e koalicionit PDSH - VMRO në Strugë.

Kryetari i komunës Zeadin Sela dhe koalicioni udhëheqës PDSH+1 – VMRO vazhdojnë me veprimet e papërgjegjshme në këtë rast me pajisjet urbane. Në mbledhjen e mbajtur më datë 30.01.2014 u diskutua dhe u debatua shumë mbi pikat e mëposhtme 1.Propozim – Vendim për mënjanimin e pajisjes urbane dhe 2.Program për vënien e pajisjes urbane për vitin 2014 Pika të cilat kishin të bëjnë me heqjen e pajisjeve urbane që nënkupton prishjen e të gjithë objekteve të përkohëshme ku qytetarët ushtrojnë veprimtari të ndryshme tregtie si zejtarë, zanatcijë, shitës etj. Me fjalë të tjera ushtrojnë veprimtari për të siguruar kafshatën e gojës, objekte dhe pajisje urbane këto që sigurojnë ekzistencën e dhjetra e dhjetra familjeve në komunën e Strugës për disa dekada me radhë.

Kryetari i komunës Zeadin Sela dhe koalicioni i tij PDSH+1 – VMRO, ndërmerr hapa të cilat me siguri do të godasin qytetarin dhe familjen Strugane të cilët mezi e sigurojnë ekzistencën në këto kohë krizash. Përvec se u informuam dhe morrëm materialet disa ditë para mbledhjes për këtë ide “Brilijante”, në ditën e mbledhjes ishte prezent edhe vet kryetari z.Zeadin Sela i cili dha “arsyetimet” e tij se gjoja do të lirojë qytetin nga kaosi urban të cilin e ka kapluar, gjë të cilën e ka trashëguar nga udhëheqja dhe këshilli i mëparshëm i komunës dhe mos votimi i kësaj pike të rendit të ditës do të thotë të jemi për kaos në qytetin e Strugës!! Arsyetim tjetër ishte se disa njerez posedojnë shumë objekte të tilla pa dokumentacion përkatës dhe përfitojnë duke i dhënë me qera. Poashtu sipas tij, edhe estetika në përgjithësi e këtyre objekteve nuk përkon me infrastrukturën e qytetit.

Por ajo që është e cuditshme se duke aluduar në kaosin urban dhe standardet e ulëta të shkaktuar nga këto pajisje urbane, pika e dyte e rendit të ditës ishte vendosja e pajisjeve urbane që nënkupton vendosjen me gjithë gjasa në vendin e njëjtë të pajisjeve të reja urbane?! Këshilli votonë një program i cili është në kundërshtim me nenin 79 alineja 2 e Ligjit mbi ndërtim sepse programi në fjalë nuk ka pasqyrë grafike, as edhe pjesë tekstuale për atë se ku do vendosen “kioskat” e reja sipas”standardeve” dhe me këtë i jepet e drejta administratës së komunës ti vëndojë këto pajisje kudo që ti kujtohet. është shqetësues fakti se për këto ide dhe veprime kryetari z.Zeadin Sela nuk ka organizuar as edhe një mbledhje apo takim me qytetarët të cilët ushtrojnë veprimtari tregtie dhe sigurojnë ekzistencën me këto pajisje për disa dekada me radhë, të shpalosë idenë dhe programin e tij, të marrë mendim apo ndonjë propozim dhe të gjindet një rrugë e përbashkët në zgjidhjen e këtij problemi.

Nga takimet e mia me qytetarët të cilët posedojë pajisje urbane ose objekte, ndjejnë shqetësim pasi shumica e tyre nuk kanë qënë të informuar fare dhe kanë marrë vesh pasi ky program është votuar, duke mos besuar se një gjë e tillë është e mundur. Të kryesh veprimtari tregtie për disa dekada me rradhë dhe të të miret e drejta të vazhdosh të sigurosh ekzistencën brenda natës është një akt i paprecedent m’u si në kohën e komunizmin.

Ajo që është e rëndësishm dhe për tu potencuar se të gjithë qytetarët dhe pronarët janë të interesuar për ndryshime si nga aspekti i standardeve, estetikës, detyrimeve ndaj komunës etj, por është e papranueshme që tani pas shumë vite e dekada me rradhë, në mënyrë të njëanshme të hiqen pajisjet të cilat janë blerë nga qytetarët me djersën e tyre dhe vendi i njëjtë të vihet në ankand publik nga ana e komunës, kjo është një veprim i ulët dhe i papranueshëm. Në këto kohë të vështira ku jemi dëshmitarë të imigrimit masiv të qytetarëve të komunës së Strugës për shkak të gjendjes të rëndë ekonomike dhe dëshmi për këtë është edhe statistika e fundit ku tregon se për 8 vitet e fundit, shkollat e Komunës kanë afro 1500 nxënës më pak dhe kryetari z.Zeadin Sela në vend që të ndihmojë qytetarët halexhinjë ai po e thellon edhe më keq situatën në vend.

Të gjitha problemet, poashtu edhe ky lindin nga mënyra e gabuar e qasjes ndaj tyre sepse anashkalimi i dialogut, debateve dhe mosshpalosja e ideve në mënyrë të hapur ndaj qytetarëve sjell veprime të njëanshme të cilat janë të dëmshme për qytetarët e komunës Strugë. I bëj thirrje kryetarit të komunës z.Zeadin Sela të ndalojë politikën destruktive ndaj biznesit të vogël, ndaj ekzistencës së familjes Strugane duke e ditur se me këto pajisje urbane ekzistencën e sigurojnë dhjetra familje.

Shërbimi për Informim - RDK