20Gusht2017

Shqiptarët ose nuk thiren ose vënohen për mbledhje të rëndësishme

28.01.2014  - Korporata energjetike ELEM me një mjeshtri të madhe, me qëllim që të mos “ngrihet shumë pluhur” në opinion shqiptarë ka tempuar aktivitetet për fillimin e projektit “Fusha e Lukovës” në një periudhë të festive të fundvitit.

Paralajmërimet për projektin janë bërë më 10.12.2010 që në 05.01.2011 të bëhet ftesa për dëgjim publik. I njëjti dëgjim publik është bërë më 11.01.2011. mesa duket ftohtësija e asaj kohe, i ka pat vërën pushtetarët shqiptarë në “hibernacion dimërorë”. Bëhet fjalë për një priudhë të atmosferës festive dhe relaksit të përgjithëshëm të opinionit publik, por a thua vallë ekspertët Shqiptarë nëpër ministry dhe në qeverinë me të vërtetë nuk kanë qenë të informuar ose janë vonuar për mbledhje.

Ndoshta thjeshtë ka munguar interesi.

ek e fundit parashtrohet çështja e participimit të Shqiptarëve në strukturën e Bordit Menaxhues të këtij institucioni në atë kohë 2010 dhe 2011 nuk e kan alarmuar opinionin për dëmet e këtij projekti. A thua vallë dhe këto përfaqësues aq nuk janë të interesuar saqë vetëm votojnë dhe nënshkruajnë. Dëshiroj që publikishtë ti informoj se mëditjet u takojnë në mënyrë ligjore dhe do i marrin edhe nëqoftëse kundërshtojnë vendimet e menaxhmentit të kësaj ndërmarrje. Pra le të mos frikohen se përfitimin personal nuk do ta kenë të rrezikuar.

Tek e fundit që të gjithë jemi të vetëdijëshëm se përfaqësuesit nëpër borde partitë shqiptare i dërgojnë vetëm për sigurimin e mëditjeve dhe prestigj personal. Ndoshta këtu “fshihet lepuri”. Sërish do arrijmë kësisoji te çështja e seleksionimit të gabuar të kuadrove, në procedura të gabuara, nga vendimmarës të gabuar porn ë kurriz të popullit shqiptar.

Shërbimi për Informim - RDK