16Dhjetor2017

Pazari për "Fushë Llukovën" është bë me demarkacionin e kufirit Kosovë-Maqedoni

29.01.2013 -  Sekretari i përgjithshëm i RDK-së reagon mbi projektin "LUKOVO POLE", ka filluar me demarkacionin e kufirit (Maqedoni-Kosdovë), kur ju morën Kosovës 160 metër (Lukovo pole) dhe i'u dhanë 155 metër (DEBELDE)

Që në kohën kur Maqedonia dhe Kosova e definuan vijen kufitare gjegjësisht demerkacionin fizik dhe te cilin e nënshkruan kryetarët e qeverive të dy vendeve, është berë lëshim. Kufiri i gjatë 260 km ku Maqedonia fitoi nga Kosova 160 metër, në vendin e quajtur "LOKOVO POLE" në malin Sharë, në kufirin me Kosovën, kurse Kosova fitoi 155 metre te fshati Debëllde, në afërsi të "KODRA FURRËS", u bë kompromisi dhe u ndryshua kufiri, që ka egzistuar me dekada në mes të Maqedonisë dhe Kosovës . Po të mos ishte ky kompromis, vështirë se do të mundej të ndërtohet penda e Fushës së Llukovës.

Si u bë ky kompromisë, cili stil i menaxhimit të mospajtimeve u përdorë nga shiptarët.

Në literaturë ekzistojnë disa mënyra apo stile të trajtimit dhe zgjidhjes së konfliktit. Unë në librin tim, kam shkruar pesë stile iterpersonale të menaxhimit të situatave të tilla:

1. Shmangje: Të jesh jokooperativ dhe pohues, minimizimi i mospajtueshmërive, tërhekje nga situata, dhe qëndrimi neutral. Kjo gjë rekomandohet me shpresë se konflikti ose do te shuhet vetë, ose nuk do të ketë pasoja negative.

2. Akomodim. Sipas kësaj teknike, konflikti zgjidhet duke e lënë njërën palë që ti arrijë synimet e saja. Të qenit kooperativ por pohues, u lejohet tjerëve të veprojnë sipas vullnetit të tyre, të qenit tolerant ndaj dallimeve me qëllim që të mbahet një harmoni sipërfaqësore.

3. Garim ose urdhër autoritativ: Të qenit jokooperativ por pohues, të punuarit në kundërshtim me dëshirat e palës tjetër, të hyrit në gara të tipit fito ose humb ose imponimi duke shfrytëzuar autoritetin.

4. Kompromis: të qenurit pjesërishtë kooperativ dhe modest, bërja Pazar për zgjedhjet e “pranueshme” ku çdonjëra anë fiton diçka dhe humb diçka.

5. Bashkëpunim ose zgjidhje e problemit. Të qenurit njëkohësisht edhe koperativ edhe pohues. Kërkim i zgjidhjes me të cilën të dyja palët do të jenë të kënaqura.

Mendoj se kjo e fundit duhet të kishte qenë.

Shërbimi për Informim - RDK