18Dhjetor2017

U anulua ndryshimi i datës së komunës nga këshilli i komunës së Gostivarit

28.1.2014 -  Në seancën e 8-të të Këshillit të Komunës së Gostivarit këshilltarët e RDK-së me argumente të fuqishme juridike detyruan udhëheqësin aktuale të komunës së Gostivarit që të tërheq pikën e rendit të ditës që kishte të bëj me ndryshimin e Statutit të Komunës në lidhje me ndryshimin e datës së Komunës së Gostivarit përshkak të mosrespektimit të procedurës ligjore rreth ndryshimit të statutit të Komunës.

Udhëheqësia e komunës së Gostivarit pas një debati të gjatë në mungesë të argumenteve juridike dhe politike pranoi gabimin e rëndë që e bëri me ndrimin antiligjor të ditës së komunës nga kryetari dhe nga këshilli komunal në seancën e shtatë punuese.

Duke patur parasysh lëshimet e shumëta dhe në veçanti faktin se ndrimi i Statutit bëhet me përkrahjen e 2/3 të votave të këshilltarëve, këshilli komunal për herë të parë nga prilli 2013 deri më sot miratoi vendimin e vetëm të arsyeshëm dhe tërhoqi vendimin për ndryshimin e Statutit të Komunës deri në një afat të pacaktuar.

Qëndrimet dhe argumentimin juridik në emër të RDK që i bëri koordninatori i grupit të këshilltarëve Vesel Memedi.
Këshilltarët e RDK-së argumentuan gjërë e gjatë në mënyrë kritike edhe për propozim-programën e ndërmarrjes publike komunale, ku për pasojë të keqmenaxhimit dhe abuzimit me parat publike u kërkua që të miratohet propozim-konkluzion për shkarkim të Memedali Xhaferrit , drejtor i ndërmarrjes publike komunale.

Gjatë kësaj seance u debatua edhe për çështje të tjera me rëndësi në lëmin e arsimit, asistencës sociale, ndihmës sportive, programin e bursave dhe aspkete të tjera, çëshjte këto me rëndësi që menaxhohen në baza eksluzive partiake dhe selektive.

Këshilltarët e RDK në veçanti kontekstuan vendimin për alokim të 300 mije eurove për vazhdimin e ndërtimit të sallës sportive në gjimnazin e qytetit duke argumentuar se financimi i sallave dhe shkollave është obligim i qeverisë dhe se ky investimi i ndërprerë nga viti 2008 nuk duhet të vazhdon të ndërtohet pa një revizon komplet nga institut kompetent i projektimit dhe ndrërtimit.

Këshilltarët e RDK-së kërkuan që të formohet një komision profesional i cili do të mer në shqyrtim raportin e komisionit të ekspertëve nga Instituti i Fakultetit të Ndërtimtarisë së Shkupit i përpiluar në vitin 2013, ku raportohet në mëynrë bindëse se gjendja aktuale dhe vazhdimi i ndërtimit të sallës së gjimnazit rrezikon shembjen e çatisë së kësaj salle dhe se ky veprim mund të rrezikon jetën e mijërave fëmijë që ndjekin mësimet në këtë shkollë të mesme .

Shërbimi për Informim - RDK