20Gusht2017

Keqpërdoruesit e miliona eurove të BDI-së akuzojn për gjoja keqpërdorim të 1,5 mijë eurove ,TURP!?

25.01.2014 - Në një situatë kur janë shkelur të gjitha normat dhe parimet e informimit objektiv dhe kur kriminelët e veshur me petkun politikë në Gostivar kontrollojnë të gjitha institucionet është normale të bëjnë gara me akuza dhe shpifje pa kufi sepse nuk ekziston institucion që do ti ndëshkon për fjalën e zezë publike që ato e përhapin nga kuzhinat e tyre gebelsiane.

Në kaudër të kësaj propagande të çmendur ishte edhe gënjeshtra e radhës për gjoja keqpërdorimin e 1,5 mijë euro nëpërmjet shitblerjes së mallërave në Ndërmarrjen Publike Komunale Gostivar. Edhe në këtë rast këto dhe kriminelat ordiner përveç se din të keqpërdorin nuk din as edhe të genjejnë dhe të faktojnë gënjeshtrën.

Nga viti 2009 kur Rufi Osmani u zgjodhë kryetar i Komënës së Gostivarit, kompania e tij familjare ‘’ARDIAN’’ iu bart në tërësi në menaxhim Musli Jonuzit. Nga viti 2009 deri në vitin 2011 kur kjo kompani u falimentua në procedur të rregullt juridike për shkakë të afarizmit të dobët përgjegjësia dhe menaxhim ekskluziv ishin të Musli Jonuzit jashtë ndikimit të kryetarit të RDK-së. Në procesin e falimentimit të kompanisë menaxheri i sajë Musli Jonuzi likuidoi mallin e kompanisë duke zbritur çmimin e tregut për 50% dhe në kuadër të kësaj kampanje ka aranzhuar shitbljere të rregullt me Ndërmarrjen Publike Komunale në vlerën simbolike prej 1,5 mijë euro.

Dëshmit juridike nga Regjistri Qendror ofrohen në shtojcë të këtij reagimi.

Shtrohet pyetja logjike se nga guximi i një grupimi kriminal që ka katandisur sot Gostivarin në të gjitha drejtimet për të akuzuar pa të drejtë si edhe shumë herë më parë nga zgjedhjet e vjedhura të prillit 2013. Përgjigjja është e thjeshtë dhe e vetkuptushme, pas miratimit të vendimit nga gjykatësi kukull ‘’NN’’ të personit ‘’N.B’’ nuk ka përgjegjësi për shpifjet permanente që i bënte ndaj kryetarit të RDK-së , ky grupacion i shpifësve ordinir morën stimul dhe kurajo shtesë.

Dallimet në menaxhim dhe në moralin publik ndërmjet RDK-së dhe BDI-së janë të pakrahasueshme dhe në shtojcë ju sjellim disa krahasime:

Gjatë mandatit 2009-2013 nga kryetari Rufi Osmani ndaj personi ‘’N.B’’ u ngriten 8 akpadi penale pranë Prokurorisë për krime të rënda ekonomike për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dëm të bërë buxhetit komunal në vlerë prej mbi 4,5 milion euro.

Gjatë madatit 2009-2013 në kuadër të buxhetit bazë kryetari Rufi Osmani menaxhoi me shumë transparencë mbi 15 milion euro dhe nuk keqpërdori asnjë euro për asnjë destinim.

Vetëm për dhjetë muaj nga prilli 2013 deri në janar 2014 personi jolegjitim ‘’NB’’ që udhëheq me Gostivarin krijoi borxhe të reja komunale nga 2- 3 milion euro.

Të gjitha procedurat e tenderimeve publike nga prilli 2013 deri me sot në Gostivar janë jotransparente dhe me keqpërdorime të shumta që tejkalojnë dhjetra-qindra mijëra euro.

Nuk ka të drejtë morale të akuzon drejtori aktual të Ndërmarrjes Publike sepse pikërisht ky person para një muaji i ka dhënë punë në vlerë prej 100 mijë eurove kompanisë së tij familjare ‘’DRITA’’.

Duke e parë të palëndshëm debatin e mëtejmë me këtë kastë të degjeneruar RDK mbanë bindjen se shqiptarët nëpërmjet manifestimit ‘’Flakës së Janarit’’, në Kërçovë kuptuan nga ideologu I LPK-BDI Fazli Veliu dhe birit të diktatorit Enver Hoxha se këto enverista dhe stalinista janë në gjendje të bëjnë pakt me dreqin nëse dikush ua demaskon në opoinionin publik punët e tyre të pista në emër të qytetarëve dhe në dobi të xhepave të tyre kriminal.

RDK është e bindur se edhe kësaj kastë kriminelësh në Gostivar një ditë do i vjen fundi dhe se piramida e tyre e krimit do shembet nga kalbësia që tashmë kundërmon larg kufijve administrativë të Gostivarit.

Shtojcë: Dokumentacioni i Regjistrit Qendror –Shkup,

Shërbimi për informim i RDK-së