23Tetor2017

Radhiten skandalet e Ndërmarrjes Publike në Gostivar

23.01.2014 - Ndërmarrja publike komunale e Gostivarit nuk ka të ndalur me skandalet dhe keqpërdorimet që bëhen në kurriz të qytetarëve të Komunës së Gostivarit.

Se si menaxhohet me paratë publike të qytetarëve ju sjellim argument konkret ku drejtori i Ndërmarrjes Publike komunale Memedali Xhaferi nga pozicioni i drejtorit të ndërmarrjes mbrenda një dite lëshon para në firmën e tij private API KORAB DOEL për furnizim të ndriçimit publik në rrugë, edhe ate në shumë 21.830.00 den.

Kjo, jo vetëm që është shkelje e madhe duke patur parasysh se i lëshon para firmës së vete private, por edhe të vet furnizimit me material të ndryçimit publik në rrugë, duke patur parasysh se ndërmarrja publike nuk merret me ndryçimin publik, por organi që merret me këtë veprimtari është Komuna e Gostivarit.

Në të njëjtën kohë, kërkojmë nga drejtori i ndërmarrjes publike komunale të dali para opinionit publik dhe të sqaroj se me cilën firmë ka lidh kontratë për furnizim me ngjyrë për shenjëzimin horizontal në teritorin e Komunës së Gostivarit që është hapur me datë 11.06.2013?. Nëpërmes këtij sqarimi publik do të njoftohet opinion publik për keqpërdorimet e mëdha të ligjit për konfliktin e madh të interesit në kuadër të këtij furnizimi publik.

Kërkojmë nga ana e Komunës së Gostivarit që të dali publikisht të prononcohet për këto shkelje të mëdha ligjore, si dhe kërkojmë nga organet kompetente shtetërore që të ndërmarrin masa konkrete për zbardhjen e rastit në fjalë.

Shërbimi për Informim - RDK