22Nëntor2017

Skandal i radhës i ndërmarrjes publike komunale të Gostivarit

22.01.2014 - Drejtori i ndërmarrjes publike komunale Memedali Xhaferi jo vetëm që ka bë shkelje të madhe flagrante të ligjeve në fuqi duke qenë edhe drejtor i ndërmarrjes publike edhe pronar edhe person i vetëm i autorizuar i firmës private DRITA MEMEDALI DOO, që ka fituar tender prej 100.000 eurove nga ana e Komunës së Gostivarit, por ai gjithashtu posedon edhe një firmë tjetër tregtare që tejkalon përmasat e situatës normale të çdo personi që kryen veprimtari publike.

Drejtori i ndërmarrjes publike komunale Memedali Xhaferi posedon edhe një firmë tjetër tregtare API-KORAB DOOEL eksport-import, ku drejtori i ndërmarrjes publike komunale Memedali Xhaferi është pronar dhe udhëheqës kryesor i kësaj firme private tregtare.

Kërkojm nga ana e drejtorit të ndërmarrjes publike Memedali Xhaferi të dali dhe publikisht të deklaroj a është pronar dhe udhëheqës edhe i kësaj firme private, dhe e pyesim a ekziston mundësi ligjore që nga ndërmarrja publike komunale, si drejtor i ndërmarrjes, të bëj transakcione dhe të lishohen para në firmën private tregtare API-KORAB DOOEL eksport-import, ku edhe vet është pronar dhe udhëheqës kryesor.

Kërkojm nga ana e Komunës së Gostivarit që menjëherë të bëjë shkarkimin e drejtorit në fjalë si dhe ftojm organet kompetente shtetërore të ndërmarrin masat e duhura për zbardhjen e këtyre skandaleve nga ana e ndërmarrjes publike e themeluar nga ana e Komunës së Gostivarit.

Shërbimi për Informim - RDK