23Tetor2017

Komuna e Gostivarit vazhdon me shkeljet e ligjeve

21.01.2014 - Komuna e Gostivarit nuk ka të ndalur në shkeljen e ligjeve në fuqi në të gjitha drejtimet e mundëshme të funksionimit të pushtetit lokal. Në vazhdën e shkeljeve të ligjeve ju sjellim një shembull eklatant ku për një tender për furnizim me materiale për mirëmbajtjen e ndriçimit publik dhe materialeve elektrike, prej 100.000 eurove, kemi dy shkelje të mëdha që lirisht mund të trajtohen si skandal të nivelit të lartë.

Shkelja e parë e këtij tenderi konsistohet nga fakti se punët e këtij tenderi kanë qenë të filluara dhe mbaruara para se të hapet tenderi në fjalë. Me fjalë tjera, kontrata e këtij tenderi nga ana e Komunës së Gostivarit është nënshkruar më datë 20.11.2013 ndërsa koordinatori i grupit të këshilltarëve të RDK-së u është drejtuar me kërkesë direkte deri te komuna e Gostivarit që të na japin qasje deri te tenderi në fjalë më datë 30.10.2013, duke patur parasysh se punët ne vendgjarje veç më ishin kryer, dhe i njëti informacion nuk na është dhënë përshkak të shkeljeve të mëdha që ekzistojn me këtë tender. Pas kërkesës tonë deri të byroja për furnizime publike u vërtetua në mënyrë absolute se tenderi në fjalë prej 100.000 euro ka qenë i përfunduar para se të hapet i njëjti tender.

Shkelja e dytë e po të njejtit tender është skandal edhe më i madh sepse tenderin e njëjtë e fiton firma DRITA MEMEDALI, DOO, pra bëhet fjalë për Memedali Xhaferi që në të njëjtën kohë është drejtor i ndërmarrjes publike komunale. Kjo përbën shkelje të rëndë ligjore edhe ate Neni 62, i ligjit për furnizime publike, si dhe Neni 5 alinea 2, Neni 9, dhe Neni 18 i ligjit për ndalim të konfliktit të interesit ku në të gjitha nenet theksohet qartë se drejtori i ndërmarjes publike nuk mund në të njëjtën kohë të jetë edhe drejtor i ndërmarrjes publike, edhe themelues ose pronar i një firme tjetër tregtare, ku edhe më keq fiton tender prej 100.000 eurove nga ana e Komunës së Gostivarit.

Nëpërmes kësaj komunikate kërkojm edhe njëherë nga organet kompetente shtetërore që të fillojn të ndërmarin masa konkrete ndaj shkeljeve të mëdha që ndodhin në Komunën e Gostivarit.
Në shtojcë i keni edhe dokumentet që argumentojnë shkeljet në fjalë.


Shërbimi për Informim - RDK