23Tetor2017

Procesi i lustrimit sëbashku me ligjin për rehabilitimin e të burgosurve politik

17.01.2014 - Rilindja Demokratike Kombëtare, vlerëson se procesi i lustrimit në Maqedoni nuk mund të ketë kuptim, nëse nuk miratohet një Ligj që do të kompenzonte dëmin shpirtëror të gjithë atyre personave të dënuar dhe persekutuar për motive politike nga sistemi i kaluar.

“Në Maqedoni ka mbi 24 mijë të burgosur, të perskutuar, të diferencuar politik shqiptarë. Prej tyre 5200 janë të gjallë. Procesi i lustrimi, do të kishte kuptim sikur të përcillej edhe me një Ligj që do të rregullonte të drejtat dhe do të kompenzonte dëmin shpirtëror të gjithë këtyre të diferencuarve politik dhe të diferencuarve të tillë, posa¬çërisht nëse e keni parasysh se ky numër në Maqedoni është vërtet shumë i madh” tha deputeti I RDK-së Naxhi Xhelili.

 Deputeti Naxhi Xhelili, pyeti kolegët e shumicës, a planifikojnë të sjellimin Ligj për të dënuarit politik.

Shërbimi për informim - RDK