20Gusht2017

Komuna e Gostivarit solli buxhet si Qeveria e Maqedonisë

Në seancën e fundit e Këshillit komunal të komunës së Gostivarit, krahas diskutimeve për datën e Ditës së komununës u diskutuan edhe dy pikat më me rëndësi për buxhetin për vitin 2014 dhe parkingjet me pagesë për vetura që do të bëhen në qytetin e Gostivarit.

Këshilltarët e RDK-së në këshillin komunal në Komunën e Gostivarit krahas reagimit ditë më parë për datën e ditës së komunës ato përsëri kundërshtuan këtë vendim i cili është jo i ligjshëm. 

“Për ndryshimin e ditë së Komunës kërkohet një debat më i gjërë, ku do të marrin pjesë organizata të ndryshme joqeveritare, mediume, ekspert të historisë dhe qytetar të rëndomt. Data e re e propozuar nga ana e Komunës, 29 qershor 1992, është një datë dhe vit i hidhur për shqiptarët kur u suspendua pushteti lokal i Komunës së Gostivarit për plotë 6 muaj dhe është jo e logjikshme të festohet kjo datë e hidhur si fillim i demokracisë në Komunën e Gostivarit.

Në të njëjtën kohë, dita e Komunës me automatizëm nënkupton patronatet e të gjitha shkollave të mesme komunale sepse e mbajnë emrin e komunës, kështu që 29 qershori është datë ku shkollat e mesme janë të gjitha në pushim dhe nuk ngelet aspak për të festuar këto shkolla. Këshilltarët gjithashtu argumentuan se kjo datë e re e propozuar nuk ndërlidhet aspak me kufijt ekzistues të Komunës sepse më 1992 pjesë përbërse të Komunës së Gostivarit kanë qenë Komuna e Mavrovës dhe Rostushit si dhe Komuna e Vrapcishtit. Ky ndryshim është një akt i shkeljes së rëndë të ligjit, pasi që komisioni statutor-juridik vendos për ndryshimin e statutit, dhe jo komisioni për veprimtari publike, ku për ndryshimin e datës së Komunës do të duhet të ndryshohet edhe statuti i Komunës, kurse ky ndryshim statutor kërkon parakushte tjera që nuk u respektuan aspak në këtë seancë” theksoi Vesel Memedi, koordinator i grupit të këshilltarëve të RDK-së në Gostivar.

Në lidhje me vendimin për buxhetin e vitit 2014, këshilltarët e RDK-së konstatuan se ky buxhet është buxhet joreal që nuk ka gjasa të realizohet.

“ Kjo është ashtu sepse sëpari deri më tani Komuna e Gostivarit është në borxh të thellë dhe kjo me automatizëm nënkupton edhe mosrealizim i buxhetit për vitin 2014 sepse atëherë numrat do të ndryshojn tërrësisht për tu realizuar ky buxhet” tha Bukurije Gashi Iseini.

Gjithashtu, këshilltarët e RDK-së argumentuan dhe nxorrën në sipërfaqe diskriminimin e madh që u bëhet vendbanimeve t mëdha shqiptare si Çegrani, Forina, Çajla, Balindolli, Debreshi dhe vendbanimet tjera shqiptare, ku gjatë vitit 2014 nuk do të investohet gati asgjë, apo shumë e vogël simbolike.

Këshilltarët e RDK-së diskutuan edhe për për parkingjet për vetura të cilët do të bëhen me pagesë nëpër qytet i cili sërisht do të dëmtojë banorët e komunës ashtu siç e shtrenjtoi ujin, taksat për vareza dhe të tjera .Me këtë vendim jo vetëm se do të dëmtohen qytetarët por do të ndikoj edhe në kaosin e komunikacionit. Ajo që është skandaloze për parkimin zonal është parapagesa vjetore për të parkuar veturën është 50.000 denar.

Këshilltarët e RDK-së kërkuan sqarime nga ana e Komunës rreth ‘’reformave’’ të mëdha në arsimin fillor dhe të mesëm, por asgjë nuk u tha në këtë drejtim. E njëjta gjë u bë edhe me transportin publik të nxënësve ku nuk u dha asnjë sqarim se si është gjendja aktuale me transportin publik të nxënësve.


Shërbimi për Informim - RDK