23Tetor2017

RDK rikonfirmon qëndrimin e saj se formimi i qeverisë teknike është preventivë e vetme para bankrotit të pashmangshëm ekonomik dhe politik të vendit

20.12.2013 - Kryesia Qendrore e RDK nën udhëheqjen e kryetarit Rufi Osmani në mbledhjen e saj të regullt në vigjilje të ndërimit të moteve diskutoi në shumë çështje nga aktualiteti partiak, politik dhe ekonomik në vend. Forumi më i lart ekzektutiv i RDK konstatoi me kënaqësi se tashmë degët më të mëdha të RDK-së kanë përfunduar procesin e rifreskimit të rradhëve, duke konsoliduar rradhët e veta në masë të konsiderueshme. 

Ky konsolidmin i bazës partiake tashmë krijon parakushtet e domosdoshme që në pjesën e parë të vitit 2014 të përfundon edhe procesi i riformatimit të Kuvendit Qendror dhe të Kryesisë Qendrore të RDK-së. Kryesia Qendrore rikonfimroi qëndrimin e manifestuar nëpërmjet deputetëve të saj se zgjedhjet presidenciale të marsit 2014 kanë kuptim për shqiptarët vetëm nëse partitë politike shqiptare kandidojnë një kandidatur konsensuale shqiptare.

Konkluzionet e fundit nga samiti i rradhës i komisionit europian rripërsëritën shuplakën e rradhës për politikat e gabuara anti-integrues dhe anti-demkoratike të qeverisë aktuale VMRO-BDI dhe të vetmit lider politikë në vend që nuk duan të pranojnë këtë debakël jo vetëm integrues por edhe të se ardhmes së këtij vendi janë tandemi Gruevski dhe Ahmeti.

Samiti fundit i BE-së i dha përgjigje të merituar edhe diplomacisë folklorike dhe demode të Ali Ahmetit me ekipin e tij duke i rradhitur në grupacionin e politikanëve humbës që janë amatorë diplomatik ndërsa shohin ëndra ditën se do të zgjedhin çështje komplekse si çështja në kontekst në lidhje me emrin e ndërkombëtar të vendit. 

Ky folklorizëm diplomatik i BDI-së është shumë produktiv në plan të brendshëm dhe identifikohet me ardhjen e Car Dushanit, Kryqin 55 metra i lartë në Aerodrom, pasigurinë totale të të rinjve shqiptarë në Shkup dhe mungon vetëm ardhja e Stalinit dhe Leninit që të plotësohet mozaiku. 

Një qeveri e cila në kontinuitet evidenton dështime në të gjitha drejtimet strategjike dhe në vend se të ofron zhvillim ekonomik, reformim të institucioneve dhe hapjen e perspektivës për qytetarët e saj bën të kundërtën nëpërmjet partizimit ekstrem, korrupsionin institucional dhe indoktrinimit mediatik populist është e paradestinuar të falimenton vendin dhe miletin. 

RDK është e bindur se rrugdalje e vetme nga ky bankrot i paevitueshëm i vendit është riformatimi i shumicës parlamentare dhe krjimi i një qeverie teknike me bazë të gjërë, qeveri e cila do rikrijonte parakushte institucionale për organizimin të zgjedhjeve të lira dhe demokratike si parakusht për ndërprerjen e procesit të falimentimit të vendit në të gjitha drejtimet.

Shërbimi për Informim - RDK